Vera dhe Vjeshta rikthejnë premierat botërore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur premiera e aventurës më të fundit e agjentit 007 James Bond, “No time to die” u anulua për shkak të shpërthimit të koronavirusit, bota e kinematografisë por jo vetëm, u tronditën.

Por ky do të ishte vetëm fillimi. Premierat e filmave “Wonder Women 1984”, “Black Widow”, “No time to die”, “Mulan”, “F9”, “A quiet Place, part 2” etj u shtynë por tashmë për secilën prej tyre, ka një datë të re në kalendar.

Hollivudi po vuan izolimin duke frenuar prej gati 2 muajsh prodhimet e reja por shpreson të sigurojë fitime marramendëse pas premierave, që rikthehen në ekranin e kinemasë këtë vjeshtë.

“Soul” shfaqet premierë më 19 qershor. Odisea e mjuzikëllit të animuar çel e para sezonin e ri, si për të mos fundosur Disney-n me shtyrje deri në vjeshtë apo edhe më larg, në vitin 2021. Prodhimi i suksesshëm i Disneyt “Mulan” shfaqet në kinema nga 24 korriku, ndërsa data e parë ishte 12 marsi.

Kritikët e kanë vlerësuar prodhimin si drithërues dhe magjepsës. “Wonder Woman 1984” parashikuar për t’u shfaqur premierë më 24 mars, është shtyrë tashmë për në 14 gusht. “Monster hunter” shfaqet në kinema më 4 shtator, “The Kong’s Man” më 18 shtator, “without Remorse” më 18 shtator, “Candyman” më 25 shtator, “Halloween kills” më 16 tetor, “Black Widoë” shfaqet në kinematë e mbarë botës më 6 nëntor.

Bashkë me të rikthehet në ekranin e madh këtë dimër edhe “Captain Marvel”, “Thor”, “The black Panther” dhe “Doctor Strange”. “Godzilla vs King” rikthehet në prodhimin më të ri më 20 nëntor ndërsa data për premierën e “No time to die” është 26 nëntori. Miliona fansa kanë pritur me padurim rikthimin e “Top Gun: Maverick”.

Lexo edhe :  Qyteti dhe Arti- Mozaiku i munguar në arkitekturën bashkëkohore urbane

Për këtë producentët kanë zgjedhur të presin krishtlindjet e ardhshme, me premierën e parashikuar më 23 dhjetor. Ndaj, kurseni para. Rikthimi në normalitet mund të jetë më i bukur dhe më i lehtë duke shijuar kinemanë, me mbi 40 prodhime të reja, ende në pritje për tu shfaqur.

Të fundit

“Më sjell mëngjes në shtrat”, Anita rrëfen njohjen me Ramush Haradinajn

Anita Haradiaj ka rrëfyer për njohjen e saj me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, tashmë të martuar prej shumë...

Shkodër, gjendet i pajetë në makinë trupi i 50-vjeçarit

Trupi i një 50-vjeçari është gjetur mbrëmjen e sotme (12 korrik) i pajetë brenda një mjeti, në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës...

Historike! Macron pranon më në fund një shtet të ri

Franca shpalli të shtunën një marrëveshje “historike” me Kaledoninë e Re, në bazë të së cilës territori i tronditur nga dhuna vdekjeprurëse separatiste vitin...

“Marrëdhënia jonë nuk është reciproke”, Trump vijon luftën tregtare me BE

Presidenti amerikan Donald Trump përshkallëzon luftën tregtare me BE dhe Meksikën dhe kërcënon të vendosë tarifa prej 30% ndaj duke filluar nga 1 gushti. Njoftimi,...

Macron: Liria jonë nuk ka qenë kurrë më në rrezik që nga 1945

“Jemi në një pikë kthese”, sipas Pallatit Elize, dhe “në fjalimin që Emmanuel Macron do të mbajë të dielën përpara drejtuesve të forcave të...

Lajme të tjera

Web TV