Arrestohet dhe dhunohet nga polici, efektivi tjetër tallet me shqiptarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mitrovic ku një polic i ka lidhur duart e më pas ka dhunuar një të ri që ishte duke ngarë biçikletën.

Ngjarja është regjistruar ditën e sotme reth orës 16:40 afër objektit të komunës në Mitrovicë.

Njëri prej dëshmitarëve që kishte parë ngjarjen nga afër, i cili foli në kushte anonimiteti, ka bërë të ditur për KosovaPress, se eprori i policisë e ka grushtuar të riun dy herë në kokë në qendër të qytetit dhe në prani të qytetarëve.

“Turp çka pamë sot. Nuk e di çka ka bërë ai djali, por ne ta çojnë në polici, e jo me rah me duar të lidhura midis qytetit dhe në prani të qytetarëve. Vërtetë kjo s’ka kuptim prej pjesëtarëve të policisë, aq më tepër kur të dy policët janë me grada të larta”, ka thënë ky dëshmitar.

Kapiteni i Policisë, i pyetur se çfarë ka bërë ky qytetar që duhet të rrihet në rrugë derisa është i lidhur e në prani të qytetarëve, ka arsyetuar dhunën duke u përgjigjur në formë shakaje se ‘i ka thyer hoxhës ibrikun’.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar arrestimin e një qytetari. Ai nuk është përgjigjur në pyetjen pse është qytetari nga ana e kapitenit policor ndërsa ishte me duar të lidhura, në qendër të qytetit dhe në prani të qytetarëve.

“Po, është arrestuar një qytetar për mos respektim ose mos dëgjim të urdhrave” sqaroi shkurt Zahiti, pa dhënë asnjë detaj shtesë, duke u arsyetuar se akoma nuk ka raport zyrtar.

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV