Deputeti Halit Valteri: Kompanitë e naftës grabisin të pashqetësuar shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i opozitës, Halit Valteri, ka thënë se kompanitë e naftës janë duke vjedhur të pashqetësuar aspak nga situata, shqiptarët.

Në një postim në “Facebook”, Valteri ka thënë se ‘grykësit’ s’dinë të ndalën, ndonëse vendi është në një situatë shumë të keqe për shkak të Covid-19.

Deputeti thekson se në skemën e kësaj vjedhjeje bëjnë pjesë pazarxhinjtë e politikës.

Postimi i Halit Valterit:

Operatoret e çmimit te naftes ne Shqiperi vazhdojne te pashqetesuar nga askush te grabisin shqiptaret. Por kesaj here si kurre me pare, grykesit e hajduterise e bejne pa teklif edhe ashiqare, sidomos ne situaten e pazakonte qe ndodhet vendi yne, sepse vjedhjen e reflektojne ne çmimin shume te larte te tregtimit te hidrokarbureve, edhe pse bota prej muajsh e ka ulur ne menyre drastike, si pasoje e ndikimit ne tregje te Covid-19. Tallja e ketyre operatoreve vazhdon kur pranojne se çmimi i naftes me pakice eshte ulur nga 5-7 leke per liter, nderkohe qe nje fuçi sot tregetohet 15-20 dollare me pak se ne fillim vitit. Krejt ndryshe sillen kur rritet çmimi i saj, te cilin nuk ngurojne ta reflektojne menjehere ne xhepin e konsumatorit. Ne kete skeme vjedhjeje te paster bejne pjese pazarxhinjte e politikes se grykesise, pa perjashtim te gjithe, pa u hequr apo shtuar asnje epitetet. Por pjese te rendesishme luan dhe media e lemoshes qe dere me dere zgjat doren e nuk flasin kund per kete teme. Ndoshta nuk eshte per tia vene re, do jane “dehur” nga ere e naftes, aq se me njerin bien ne shtrat ne darke e me tjeter çohen ne mengjes./Fjala.al/

Të fundit

“Mos ma shit këtë lojtar!” Xabi Alonso i bën një kërkesë Perezit

Përveç transferimeve të bujshme që Real Madrid ka bërë deri më tani, duke qenë klubi më aktiv në merkato,...

Murtaja vrau mbi 1 mijë bagëti, sëmundja kalon në 6 bashki

Fermave shqiptare i mungojnë 1082 dele dhe dhi si pasojë e infeksionit të murtajës së rumimantëve të vegjël. Edhe pse Ministria e Bujqësisë ka marrë...

5-mujori: Zgjedhjet ‘kursyen’ 128 mln €, u shpenzuan 2.6 mld euro

Zgjedhjet elektorale të 11 majit kanë frenuar investimet publike në vend. Shifrat e Ministrisë së Financave tregojnë se në 5 muajt e parë të...

Sinjale spastrimesh nga viroza e Berishës?

YLLI PATA - Mungesa e një buletini shëndetësor mbi virozën e Sali Berishës, kanë sjellë përveç vakumit, edhe disa zëra që duket jo krejt...

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Kryetari i Bashkisë së Berlinit, Kai Wegner, vlerësoi "gratë dhe burrat e guximshëm" që i rezistuan regjimit, në 72-vjetorin e kryengritjes së vitit 1953. Berlini,...

Lajme të tjera

Web TV