Kina i dhuron sërish Shqipërisë kite testesh, veshje mbrojtëse, maska dhe doreza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kina ka dërguar sërish ndihma për Shqipërinë, të cilat konsistojnë në 5 mijë kitet e testeve kanë mbërritur edhe veshje mbrojtëse 5000 copë, maska mbrojtëse 10 mijë copë, syze mjekësore 5 mijë copë, doreza kirurgjikale 10 mijë cope dhe maska kirurgjikale 20 mijë copë.

Zv. ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka pritur në Rinas ndihmat e dërguara nga Kina së bashku me ambasadori i Kinës në Tiranë, z.Zhou Ding.

“Ndihmat që janë ofruar sot nga Kina konsistojnë në materiale mjekësore, në kite analizash, veshje mbrojtëse, materiale që do na shtojnë kapacitetet tona nëpër spitale. Ne e falenderojmë Kinën për ndihmën e ofruar, sepse e gjithë kjo kalohet vetëm me solidaritet”, tha ajo.

Ndërsa ambasadori Zhou Ding u shpreh: “Jam i gëzuar që mirëpresim këto ndihma sot. Këto ndihma janë të vështira sepse vendet në të gjithë botën kanë nevojë për këto produkte mjekësorë në një kohë që dhe transporti është ndërprerë. Këto ndihma tregojnë dashurinë tonë për popullin shqiptar.

Miqtë e vërtetë duken në kohë të vështirë. Jam i bindur që këto ndihma do të luajnë një rol të rëndësishëm në luftën kundër CoVid-19. Në përgjithësi dua të them Shqipëria ja ka dalë mirë në këtë luftë”.

Të fundit

21 gusht 1911 – Vjedhja jospektakolare që e bëri Mona Lizën të pavdekshme

Nga Leonard Veizi Në agimin e nxehtë parizian të 21 gushtit 1911, korridoret e Luvrit u zgjuan me një boshllëk...

U bë viral për dhembshurinë e tij, ndërron jetë gjyqtari amerikan Frank Caprio

Gjyqtari i njohur amerikan, Frank Caprio i njohur për dhembshurinë në sallën e gjyqit është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare. Ai u bë i...

“Zhdukja” e Shimës, reagon Policia: Erdhi vetë në Komisariat

Policia e Tiranës thotë se Daniel Shima, ish-zëvendës drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, është paraqitur në komisariatin nr.1 pasi u raportua i zhdukur nga...

Rama ndan pamje nga Lëpusha: Mrekulli e Alpeve tona

MALËSI E MADHE- Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka promovuar bukuritë natyrore të Lëpushës dhe Kelmendit, në Malësinë e Madhe, si destinacione të veçanta...

Rriten tensionet SHBA–Venezuelë, Trump dërgon forca ushtarake në Karaibe

Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Venezuelës ka hyrë në një fazë të re përshkallëzimi, pasi Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar vendosjen e...

Lajme të tjera

Web TV