Mick Jagger, shuplakë ndaj Paul McCartney. The Rolling Stones vs Beatles

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shuplakë për Paul McCartney nga Mick Jagger. Beattles apo The Rolling Stone, kjo është çështja.

Këngëtari 77 vjeçar deklaroi se ndër vite The Rolling Stones kanë kopjuar gjithçka që grupi Beattles ka bërë në industrinë e muzikës. Sipas Paul, mes dy grupeve nuk ka kurrefarë rivaliteti dhe kurrsesi nuk mund të bësh krahasime.

Për këtë akuzë, Mick Jagger është shprehur: “Paul është si shpirt por unë jam politikan. Por diferencat janë të thella. The Rolling Stones janë banda muzikore që ndër dekada kanë dhënë super koncerte që Beattles as nuk e kanë imagjinuar, në vende që as nuk kanë shkelur nodnjëherë. Madje, ata u ndanë përpara se të niste biznesi i tureve nëpër botë”.

Mick shkon më tej kur thotë se The Rolling Stones i nisën koncertet dhe arritën kulmin e tyre në vitet ‘70, dhe vijojnë ende sot. Ky sipas tij, është ndryshimi më i madh mes dy grupeve.

Njëri grup vazhdon ende sot të mbushë stadiumet ndërsa tjetri thjesht nuk ekziston më” përfundon Jagger.

2 ditë më parë në një intervistë radiofonike, Paul McCartney tha se i dashuron Rolling Stones por Beatle-s ishin nivel krejt tjetër, duke nxitur pas më shumë se 50 vitesh, një rivalitet të zjarrtë mes dy liderve. The Beatles ishin grupi i Paul, John Lennon, George Harrison dhe Ringo Star, që u themelua në vitin 1960 dhe performuan bashkë gjer në vitin 1970, me miliona albume të shitura në mbarë botën. Ndërsa Mick Jagger bashkëpunon në grup me Keith Richards, Ronnie Wood dhe Charlie Watts në “The Rolling Stones” dhe ende janë grup që prej vitit 1962. Suksesi ende vijon me turet nëpër botë e miliona albume të shitura./Burimi: Daily Mail

Të fundit

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta, mbetet në fuqi masa e arrestit në burg

GJKKO ka rrëzuar sot, gjatë séances së radhëskërkesën e ish presidentit Ilir Meta për të ndryshuar masën e sigurisë...

“Mbi 10 mijë forca në terren”, Çako: Në luftë me flakët edhe qindra vullnetarë!

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka folur për Euronews Albania në lidhje me situatën kritike të krijuar nga zjarret që kanë përfshirë vendin...

Takimi me Putin, Trump do shkojë pa ekspertë për Rusinë në krah

Përshtatur në shqip, artikull i Financial Times Në vitin 2018, kur Donald Trump mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij rus...

Analiza e REL: Pse Serbia po zgjeron rrjetin me pajisje të Kinës

Qeveria e Serbisë po e zgjeron ndjeshëm sistemin e avancuar të mbikëqyrjes të prodhuar nga Kina, pavarësisht protestave dhe reagimeve negative publike për përdorimin...

13 gusht 1937 – Fillon Beteja e Shangait

Betëja e Shangait nisi më 13 gusht 1937 si pjesë e Luftës së Dytë Kinezo-Japoneze, pas ngjarjeve që ndezën konfliktin në urën Marco Polo...

Lajme të tjera

Web TV