Vazhdon të rritet në mënyrë të frikshme bilanci i të prekurve me Covid-19 në SHBA. Në 24 orët e fundit 2772 persona kanë humbur jetën, ndërsa 48.539 të tjerë janë infektuar.
Shifra e të infektuarve po shkon rreth 1 milion, pasi 960 mijë raste janë konfirmuar që nga fillimi i pandemisë, ndërsa ka pasur edhe 54.265 viktima nga COVID-19.
Numri i të shëruarve ka arritur në 118.162, ndërsa 15.110 pacientë janë në gjendje kritike për jetën.
Në të gjithë botën janë më shumë se 2.9 milion të infektuar, ndërsa kanë humbur jetën 203.683 persona nga koronavirusi.