“Absolutisht e gabuar që të nënshtrohet gjithçka për ruajtjen e jetës njerëzore”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa komenton mbi debatin që ka ‘pushtuar’ Gjermaninë për kufizimin e lirive themelore të njeriut për shkak të koronavirusit, Wolfgang Schäuble e konsideron si “absolutisht të gabuar që të nënshtrohet gjithçka për ruajtjen e jetës njerëzore”.

Në një intervistë për Der Tagesspiegel, ai që konsiderohet një prej ‘baballarëve’ shumë të respektuar të politikës gjermane, përmendin nenin 1 të Kushtetutës se “dinjiteti i njerëzve është i paprekshëm”.

“Nëse ekziston një vlerë absolute e përcaktuar në Kushtetutën tonë, është dinjiteti i njerëzve, i cili është i paprekshëm. Por kjo nuk do të thotë se duhet të vdesim”, thotë Schäuble, kryetar i Bundestagut gjerman.

Sipas ish-ministrit të Financave, është shteti që duhet t’i sigurojë të gjithëve kujdesin më të mirë të mundshëm shëndetësor, “por për fat të keq njerëzit do të vazhdojnë të vdesin nga Covid-19”.

Ai paralajmëron edhe për një kundër-reagim të njerëzve ndaj masave të ashpra kufizuese: “Sa më gjatë të zgjasë, aq me e rëndë do të jetë”.

Schäuble thekson se dalja nga karantina do të jetë më e vështirë sesa hyrja në të. Kufizimet do të duhet të hiqen me kujdes dhe “hap pas hapi”, por vendimet “nuk mund të lihen plotësisht në duart e virologëve. Përkundrazi, të gjitha “implikimet ekonomike, sociale dhe psikologjike” do të duhet të merren parasysh. Pasojat e një bllokimi të zgjatur “do të ishin të frikshme”, shprehet ai.

Wolfgang Schäuble deklaron se shteti nuk mund të garantojë përgjithmonë atë që garanton qarkullimi normal i ekonomisë.

Të fundit

Berisha paraqitet në SPAK, lexon para mediave mesazhin që la aty për Altin Dumanin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës...

Michael Douglas: “Qeveria amerikane po flirton me autokracinë”

Aktori i njohur Michael Douglas ka ngritur shqetësime të forta mbi rrezikun e humbjes së demokracisë në Shtetet e Bashkuara, duke i dhënë një...

Papa Leoni XIV: Dialogu të zëvendësojë dhunën e armëve

Papa Leoni XIV bëri një apel për paqe, duke kërkuar që “dhuna e armëve të zëvendësohet me dialog”. Ai theksoi se paqja është një dëshirë...

Trump ironizon partinë e re të Musk: Ka 5 javë që ka dalë nga kontrolli

Nuk ka të ndalur beteja në rrjetet sociale mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe multimiliarderit Elon Musk, i cili pak kohë...

Dreka vdekjeprurëse: Gruaja australiane shpallet fajtore për vrasje me kërpudha

Erin Patterson, gruaja australiane e akuzuar për helmimin me kërpudha vdekjeprurëse të tre të afërmve të saj gjatë një dreke në korrik 2023, është...

Lajme të tjera

Web TV