Fëmijët me koronavirus shfaqin simptoma të frikshme

Concerned father and son using air protection masks

Në Britaninë e Madhe mjekët kanë ngritur alarmin duke paralajmëruar që të bëhet kujdes nga një reaksion i rrallë, por i rrezikshëm te fëmijët e prekur nga koronavirusi.

Në alarmin e mjekëve thuhet se gjatë javëve të fundit, departamentet e kujdesit intensiv në Londër dhe pjesë të tjera të Britanisë kanë trajtuar fëmijë me një ‘gjendje inflamatore multi-sistem’, që duket e ngjashme me sindromën e shokut toksik apo sepsis.

Këta pacientë të rinj të moshave të ndryshme kanë pasur simptoma gastrointestinale- dhimbje barku, të vjella ose diarre- dhe inflamacion të zemrës, si dhe rezultate anormale në testin e gjakut.

Përmes këtij paralajmërimi, mjekët janë këshilluar që raste të tilla janë urgjente dhe duhen trajtuar si të tilla.

Është e paqartë se sa fëmijë janë diagnostikuar me sëmundjen, megjithëse numri do të jetë i ulët.