E frikshme/ Zbulohen 500 koronaviruse të rinj në shpellat e lakuriqëve të natës

Studiues të ndryshëm të pajisur me maska, doreza dhe veshje mbrojtëse kanë filluar kërkimet në shpellat ku jetojnë lakuriqët e natës, në mënyrë që të parashikojnë pandeminë e radhës.

Të pajisur me fenerë për shkak të errësirës, ata vendosin rrjeta në hyrje të shpellës së mbingarkuar me pemë bambuje, e cila është pjesë e një sistemi të gjerë të shpellave gëlqerore në provincën e Yunnan në Kinë, raporton CNN.

Ata presin që të bjerë mbrëmja, në mënyrë që lakuriqët të fluturojnë për të kërkuar ushqim, dhe do të bien drejt e në rrjetat e tyre.
Shkencëtarët përpara se të marrin gjakun nga lakuriqët e natës, i bëjnë atyre anestezi. Ata mbledhin dhe pështymën e tyre dhe fekalet.

Deri më tani shkencëtarët kanë mbledhur më shumë se 15 mijë mostra, të cilët çuan në identifikimin e 500 koronavirusëve të rinj. Një nga ata, i gjetur në një shpellë në vitin 2013, ishte një paraardhës i mundshëm i COVID-19, raporton CNN.

Para pandemisë SARS në vitin 2003, hulumtimi mbi koronaviruset nuk kishte vëmendjen e duhur. Vetëm dy koronaviruse njerëzorë ishin identifikuar deri në atë kohë, të dy të zbuluar në vitin 1960.

Në vitin 2009 u themelua “Predict”, që financohet nga USAID, dhe drejtohet nga Universiteti i Kalifornisë Davis, së bashku me Eco Health, Institucionin Smithsonian, Shoqërinë e Konservimittë Jetës së Egër dhe Metabiota, një kompani kaliforniane që merret me gjurmimin e epidemive.

“Predict” operon në 31 vende, duke hulumtuar në të gjitha zonat që dyshohet se lakuriqët mund të jenë transmetues të koronaviruseve te njerëzit.