Kjo grua akuzohet se krijoi koronavirusin. E tmerrshme ajo që po i ndodh-VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Maatje Benassi, pjesëtare e ushtrisë amerikane në rezervë, nënë e dy fëmijëve, është bërë shënjestra e teoricienëve të komplotit. Ata e kanë e akuzuar se ka krijuar ajo koronavirusin në Wuhan të Kinës.

Teoritë konspiracioniste u përhapen në YouTube dhe deri më tani është parë nga mijëra njerëz duke thënë se ajo është pacienti zero që përhapi koronavirusin në mbarë botën, transmeton CNN.

Megjithëse Benassi nuk është testuar nëse është me koronavirus bashkë me burrin e saj, pasi nuk ka pasur simptoma ajo është shndërruar në tabelë qitjeje nga mediat sociale në Kinë të cilat e akuzojnë për përhapjen e koronavirusit.Akuzat ndaj saj, të cilat janë koordinuar në shkallë të gjerë, ia kanë kthyer jetën në një ferr të vërtetë, aq sa edhe adresën e saj të shtëpisë ia publikuan në internet. Ndërsa profilet e saj dhe të bashkëshortit janë mbushur me mesazhe të shumta nga teoricienët e teorive konspiracioniste.  “Kjo është si të zgjodhesh nga një ëndërr e keqe dhe ta përjetosh këtë makth ditë–pas dite”  tha Maatje Benassi për CNN Business. Kjo është hera e parë që ajo flet  publikisht që kur është sulmuar në internet me akuzën se ka krijuar koronavirusin.Teoritë konspiracioniste mbi koronavirusin nuk janë të pakta. Para se Maatje Benassi të bëhej protagonistja kryesor në shenjestrën e këtyre grupeve, në internet qarkullonin edhe teori të ndryshme. Në javët e para të koronavirusit, teoricienët e konspiracionit filluan të pretendojnë se Covid-19 ishte një armë biologjike e SHBA-ve.

Më vonë një anëtar i qeverisë kineze tha publikisht se ka qenë ushtria amerikane ajo që solli virusin në Kinë.

Sekretari amerikan i mbrojtjes Mark Esper tha se ishte “plotësisht qesharake dhe është e papërgjegjshme” për dikë që flet në emër të qeverisë kineze që të bëjë një deklaratë të tillë.

Lexo edhe :  Rilindja e Spitalit të Kavajës/Rama:Ofron shërbime shëndetësore për rreth 100 mijë banorë

Më pas teoricienët u kapën me Maatje Benassi, të cilën e kanë akuzuar për pjesëmarrjen e saj në tetor në Lojërat Botërore Ushtarake, e cila u zhvillua në Wuhan, aty ku nisi shpërtheu edhe koronavirusi vitin e kaluar.

Maatje Benassi garoi në garën e çiklizmit atje, duke pësuar një aksident në xhiron e fundit që e la me një brinjë të thyer dhe një tronditje./Përshtati nga CNN për Fjala.al, B.Quku

Të fundit

Kryebashkiaku do lirinë/ Vijon sot në Apelin e GJKKO seanca për Erion Veliajn

Pas një seance maratonë në Apelin e GJKKO, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet sot sërish para Apelit të...

Zbulohet data/ Kur do të mbyllet rrjeti social ‘TikTok’ në Shqipëri

Platforma e rrjeteve sociale TikTok do të mbyllet më datë 13 Mars në vendin tonë. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka kërkuar nga kompanitë e...

“Madhështorja” Shqipëri

Nga Fatos Tarifa Madhështore! Kjo do të jetë Shqipëria që, në prag të zgjedhjeve parlamentare të këtij viti, kërkon t’u shesë shqiptarëve Sali Berisha. Njeriu...

Reshje shiu dhe temperatura të larta… parashikimi i motit për sot

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë...

Shqiptarët “braktisin” euron, bie euroizimi i kredisë për të dytin vit radhazi

Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2024 kredia në valutë të huaj përbënte 45.3% të portofolit total të sektorit bankar....

Lajme të tjera

Web TV