Lëkundje të lehta tërmeti janë ndier në afërsi të qytetit të Durrësit.
Sipas websaitit të njohur të tërmeteve, Emsc, magnituda e tërmetit të ndodhur në orën 22:15 ishte 3.2 e shkallës rihter dhe me një thellësi prej 2 kilometër, gjë që ka bërë që lëkundjet të ndihen edhe nga qytetarët e Tiranës.
Epiqendra ka qenë në Hamallaj në afërsi të qytetit të Durrësit dhe 32 kilometër larg kryeqytetit të Tiranës./Fjala.al