Për ndjekësit e Jazz Music, do sugjeroja muzikë shpirtërore “blues” për arsye se dhe vet izolimi nuk është se na gjen aq të qete, ndërkohë më tepër kemi të nevojshme meditimin, relaksim dhe harmoninë
Nga Leonard Veizi
Lokalet e natës nuk zhurmojnë nga muzika live. Dhe kjo është një mangësi që e bën jetën urbane të metropolit edhe më të varfër. Por kjo nuk do të thotë që instrumentistët e djeshëm të jetës së natës, sot po bëjnë pushimin e karantinës. Ata vazhdojnë të jenë aktivë dhe në kushtet e reja. Për Sokol Sejdon, saksofonisti i njohur i Jazz Music “duket çuditshëm të shprehim përjetimet, eksperiencat krejt në një situate apo ndjesi te re, lidhur me artin, apo këtë realitet që po e përjetojmë të gjithë”. Për më tej për “Fjala” ai thotë:
Sa e vështirë është të bësh muzikë sot, për më tepër muzikë jazz?
Artisti lypset të jetë tërë kohën i përgatitur, të shfletoj literaturë, studim individual, të dëgjojë shumë muzikë dhe natyrisht t’i përkushtohet sa me tepër zhanrit dhe atyre artistëve që e përfaqësojnë. Ata shprehin zhanrin muzikor ku çdo artist, individualisht me kohen, ka gjetur vetveten, përfshire përtej Jazz Music. Pra e përmbledhur, për një artist që përveç talentit, sistematikisht ushtrohet, nuk përbën shumë vështirësi dhe pse natyrisht duhet ta pranojmë që jo çdo kush mundet të performojë vepra të nivelit të lartë shpirtëror dhe teknik. Kjo vlen mendoj për çdo rrymë muzikore, apo për çdo formë arti.
Në kushtet që flasim, karantina favorizon për të qenë krijues?
Në një farë mënyre pyetja përmban në vetvete përgjigjen që kërkoni. Atë çka një artist bën tërë jetën e vetë edhe pse ndodhet pranë publikut dhe e ka te nevojshme performancën ose le të themi të shpreh përjetimet të kristalizuara nëpërmjet tingujve notave muzikore, sërish pjesa tjetër e tij përngjan me një formë karantine, pra përfshin ato çfarë përmenda me lart, vet përgatitja, studimi, shfletimi etj veprime teknike, që e shoqërojnë artistin tere jetën. Përveç këtyre një vetizolim i artistit në formën e një meditimi veçmas te tjerëve, pranë natyrës në një harmoni të plotë me natyrën apo qëndrimi me orë të gjata në studio pra shumë element që le të themi të distancojnë nga realiteti i përditshëm që na duhet të përjetojmë të gjithë, të gjitha sa përmenda ndikojnë influencojnë në shtimin e fantazisë, krijimtarisë. Të jem i sinqerte, ndërkohe që më dërguat online pyetjet, më keni kapur me saksofonin në dore, isha gati duke regjistruar një pjesë Standart Jazz me autor George Gershëin, dhe ndërkohë që po shkruaj mendja aty më rri sa ta realizoj bukur, dhe jo vetëm, sapo mbaroj ketë poçes, mendja më rri pa gjumë tërë natën për pjesën e radhës. Veprimi shpjegon qarte, pasionin, dëshirën për t’u shprehur diku apo dikujt.
Jeni motivuar këtë periudhë dhe ka diçka konkrete që mund ta ndajmë me lexuesit?
Nuk është se kam ndonjë motivim specifik, më tepër do shprehesha se kam reflektuar kundrejt çfarë duhet të motivohemi. Kam ndjerë lëngimin e planetit Tokë dhe çlirimin nga dëmet që gjithsecili nga ne i bën sistematikisht edhe pa e kuptuar apo nënvleftësuar. Kam përjetuar ajrin e pastër, qetësi e cicërima zogjsh, që më përpara më duhej të largohesha nga qytetit për në periferi. Nuk e di por shpirti artistit me shtyn të imagjinoj një planet të pastër e pa ndotje, dhe pikërisht kjo mendoj se duhet të jetë pika e kthesës apo reflektimi për të gjithë. Nëse pas këtij virusi nuk reflektojmë, kam përshtypjen se planeti do lëngojë sërish duke shpërthyer në reaksione e viruse të tjera, që do na vërë në vështirësi të mëdha. Megjithatë këtë pyetje doja ta mbyllja me nota optimiste. Harmonia që kanë shqiptarët me natyrën dhe Zotin, do na bëjë përherë të fortë e të pa prekur nga viruset. Këtë do t’ia uroja gjithë popujve kudo.
Restorantet, baret apo skenat artistike, do vazhdojnë të jenë të mbyllura për shkak të virusit. A keni menduar një realitet virtual për fansat e jazzit?
Edhe pse punoj vazhdimisht, regjistroj vepra e jua ofroj publikut tim e miqve online, si të thuash një mesazh çlodhës apo relaksues për atë çka kemi te nevojshme të gjithë. Nuk ta fsheh. Menjëherë pas karantinës gjëja e parë që do bej, do realizoj ritualin tim pranë Malit, ujit të burimit, bukës në saç, e djathit të baxhos, detit e rivierës tonë aq të mrekullueshme që Zoti na e ka falur, jodit, ajrit të çajit të atyre kodrave të jugut tek sa udhëtojmë me bandën për të ofruar muzike live për pushuesit veror. Të kundroj atë blu të kthjellet që të tërheq për së largu tek sa duket ne zbritje nga majat e Llogorasë dhe ne atë moment ndjesia sikur te ofron pushimet me te bukura,emocione e dëshira pa fund. Natyrisht pres me padurim skenën live, emocionet duartrokitjet, që nuk krahasohen sado me një like apo koment dashamirës online. Artisti kur performon është i dëshiruar te prek ajrin, të kundroje publikun që e frymëzon më tej.
Vazhdoni të jepni mësim në liceun artistik “Jordan Misja”? Si është mësimdhënia sot?
Që nga inaugurimi i SKENA-Jazz Club në Tiranë, një iniciativë e imja private për të qenë më pranë skenës, performancave dhe zhanrit Jazz, bëhen rreth 5 vite që jam shkëputur nga mësim dhënia ku bëra rreth 15 vite pranë Liceut Artistik,Tirane, si prof. Klarinete & Saksofoni dega Jazz, duke formuar për herë të parë për një shkollë shtetërore artistike bandën e parë jazz të studentave të Liceut Artistik,Tiranë. Mes shumë aktiviteteve që organizuam me këtë bande jazz për rreth 2 vite, neper gjithë shkollat artistike nëpër rrethe, një ide për t’ju ofruar dhe atyre një forme të re, kulture te re, strategji të re. Që nga ajo kohë aktivitetet mija flasin vetëm Jazz. Organizime evente Jazz, koncerte për çdo grup moshe e deri tek nata e dytë të Festivalit Jazz Shkodra të realizuar tek SKENA-Jazz Club, këtu përfshirë dhe net poetike, libri, apo promovime librash e deri ne VVorkshope të Universitetit të Arteve në bashkëpunim me SKENA-Jazz Club, me artist jazz nga bota. Natyrisht shkëputja nga një institucion shtetëror në një iniciative private, nuk ndikoj aspak në shkëputjen e lidhjeve mes kolegesh apo studentesh. SKENA-Jazz Club si një qendër kulturore ne Qytet i përthithi te gjitha këto grup mosha dhe bashkëpunime mes kolegesh me evente jazz,vazhduan si me parë, i forcuan akoma me shumë lidhjet. Me gjithë shkëputjen time nga mësim dhënia, natyrisht që jam në kontakt të vazhdueshëm me ish koleg, ndërsa bisedojmë dhe shpesh analizojmë situatat online, më tepër duhet përqendruar vëmendja te lëndët e përgjithshme, por pa lënë me një ane dhe ato profesionale dhe në komunikim me ta shpesh del në pah ndonjë vështirësi interneti, por qe mes konsultash gjithçka është zgjidhur.
Opinioni im për situatën e mësimit online ne fakt unë gjate kësaj kohe po kryej privatisht mësimdhënien qe do kryeja ne shtet, si te thuash një mjet tjetër për të përmbushur boshllëkun e karantinës. Në fakt lënda specifike përben probleme teknike, sepse ndryshe është ta informosh nxënësin ne klase apo ta dëgjosh atë për programin e paracaktuar, sepse janë disa rregulla teknike në muzike ku tingulli, loja teknike etj duhen ndjekur në klasë. Ndaj lidhur me mësimin online për lëndët specifike profesionale, kam përshtypjen se do ketë firo në vazhdimësi dhe rënie, deri sa te krijohet kontrolli real në klase i përgatitjes së nxënësit.
Një mesazh për lexuesit në këtë situatë, duke e nisur nga muzika, si ushqim shpirtëror?
Natyrisht që mendoj se dhe instinktivisht lexuesi apo le ta përkufizojmë popullsia e izoluar në karantinë, dëgjojnë apo ndjekin, muzikë të bukur, filma, dokumentare dhe kanë kohë besoj tani që nëpërmjet dokumentareve shqiptar, të njihen akoma më shumë me Shqipërinë, relievin, mrekullitë që kemi apo gojëdhënat e traditat. Sa për mua edukimi im është klasik e natyrisht jua rekomandoj Bah, Bethoven, Moxart, prelude Shopen. Janë qetësim, relaks me besoni. E sa për besimtarë ndjekës i pa kthyeshëm i Jazz Music, do i rekomandoja kryesisht publikut që e ndjek dhe arrin dhe e percepton, por kryesisht do sugjeroja muzikë shpirtërore “blues” për arsye se dhe vet izolimi nuk është se na gjen aq të qete, ndërkohë më tepër kemi të nevojshme meditimin, relaksin, harmoninë dhe mirë komunikimin mes njeri tjetrit në ambientet tona tashmë të mbyllur. Për ta mbyllur doja të shprehja vetëm fjalë urime optimiste që më dalin nga shpirti për të gjithë. Sa më shumë besim e harmoni.
Intrvistoi: Leonard Veizi/Fjala/