“I dështuar në qeverisje”, ministrja e re e Jashtme e Kosovës akuza të ashpra Ramës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Diplomacia kosovare pritet të marrë së shpejti një pamje të bukur me emërimin e Meliza Haradinajt në postin e ministres së Jashtme. Ish-këshilltarja politike e Ramush Haradinajt kur mbante postin e kryeministrit, është propozuar për të qenë ministre e Jashtme në qeverinë e re të Kosovës. Ajo është diplomuar në Universitetin e Oxford.

Por për t’u fokusuar në raportet Shqipëri-Kosovë, Meliza Haradinaj nuk pritet të jetë elementi në Qeverinë e re kosovare që do të forcojë bashkëpunimin me Qeverinë e Edi Ramës në Tiranë. Dhe kjo për shkak të akuzave të ashpra që Haradinaj ka lëshuar më parë për kryeministrin e Shqipërisë.

Në tetor të 2019-ës, pasi ishin zhvilluar edhe zgjedhjet e parakohshme me fitues Lëvizjen Vetëvendosje, Meliza Haradinaj, ashtu si eprori i saj, kryeminstri në ikje, Ramush Haradinaj, shtoi dozën e kritikave ndaj kryeministrit Rama.

Ishte Meliza Haradinaj që shpalosi disa informacione “sekrete” sa i përket samitit të Berlinit të organizuar në prill të 2019-ës. Në një reagim të gjatë, Haradinaj e përshkruante me tone negative sjelljen e Ramës në samit dhe e akuzonte se ishte pozicionuar kundër kryeministrit të Kosovës.

“Rama ‘kërcente’ në diskutimet që filluan aty – pa rend e pa respekt ndaj diskutuesve. Dikur filloi të kapte Presidentin Thaçi për krahu, duke tentuar ta tërhiqte më larg kryeministrit Haradinaj, për të gjetur një bashkëbisedues për dokrrat e tij gjeopolitike që si dëgjonte kush”, ka shkruar Meliza Haradinaj.

Ajo nuk ka kursyer as ironitë ndaj Gent Cakaj, i cili tashmë do të jetë homologu në anën tjetër të kufirit: “Dikur kur u bind që Kosova ka lider që zëshëm dhe logjikshëm e argumenton realitetin e Kosovës, dhe atë madje edhe në anglisht edhe në frëngjisht, (Rama) u spostua në kolltuqet anash hollit të Zyres së Kancelares, duke pozuar para fotoaparatit të Ministrit të tij në detyrë.”

Doza e ironisë dhe kritikës ndaj Ramës është gjithnjë në rritje në statusin e Haradinajt, të publikuar më 26 tetor: “Më pas (Rama) vazhdoi pa ndonjë rol, duke ofsharë nëpër hollet e katit të 5-të, e duke bërë gjestikulacione joserioze për një kryeministër për të shfaqur pakënaqësinë e tij për mungesë vëmendjeje, edhe pse me mbathje atraktive.”

Meliza Haradinaj, e cila pritet të emërohet ministre e Jashtme e Kosovës, e konsideron Edi Ramën si të dështuar në qeverisje.

Lexo edhe :  Zbulohen planet për Gazën: Qeveri e përkohshme nën menaxhimin amerikan

“Në fakt, do të ishte shumë më mirë nëse Rama do preokupohej me rrugën eurointegruese të Shqipërisë, e mos të humbte kohën e mundësinë duke fshehë dështimet e tij qeverisëse prapa këshillave ‘kreative’ që ia jepte Kryeministrit Haradinaj se si të zgjidhej çështja Kosovë – Serbi, apo si të veprohej me taksën 100%”, ka shkruar ajo.

Reagimin, Haradinaj e ka mbyllur me një akuzë të rëndë teksa flet për pozicionim të lidërve shqiptar në krah të agjendës serbe.

“E vërteta është një, si privatisht, ashtu edhe publikisht: që Kosova nuk është mall as tokë që mund të shkëmbehet nga tregtarë aksidental! Veprimet specifike të shqiptarëve që i përgjigjen agjendës serbe, do të kenë kualifikim të veçantë në historinë kombëtare… e kjo s’është punë e kësaj gjenerate! Ma thuani cilit shqiptar i duhet ‘e vërteta’ e Ramës me dëshmitar Vuqiqin e Thaçin?!”, ka shkruar ajo.

Ky reagim i Meliza Haradinajt paralajmëron se raportet Kosovë-Shqipëri mund të mos marrin hovin që kërkohet prej kohësh, por duke u rikthyer në pikën më të keqe të tyre kur Ramush Haradinaj dhe Edi Rama, nga pozitat e kryeministrit, nuk tërhiqeshin nga akuzat dhe kundër-akuzat, madje deri te kërcënimet për padi.

Kush është Meliza Haradinaj?

Ajo është diplomuar në Rochester Institute of Technology për Menaxhim dhe Politika Publike. Studimet master i ka kryer në Universitetin e Oksfordit për Diplomaci dhe Politikë Ndërkombëtare.

Flet anglisht dhe serbisht.

Në qeveritë e Kosovës ka filluar të angazhohet që në vitin 2006, si asistente në Zyrën e Shtypit, për të kaluar më pas në kompani private. Në vitin 2009 është zgjedhur anëtare e Këshillit të Komunës së Prishtinës, detyrë që e ka mbajtur deri në vitin 2013.

Në vitin 2017-të u emërua këshilltare e Kryeministrit për Politikën e Jashtme.

Edhe pse me të njëjtin mbiemër, Meliza Haradinaj nuk ka lidhje gjaku me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.

Ajo është e martuar dhe ka dy fëmijë.

Në tetor të 2019-ës, Meliza Haradinaj u dënua me 8 muaj burg, të cilin nuk e vuan nëse nuk kryen një vepër penale për një periudhë 1 vjeçare. Ajo u gjobit edhe me 1 mijë euro gjob. Shkak për këtë vendim ishte deklarimi i rremë i pasurisë, pasi Haradinaj kishte fshehur biznesin që kishte në Londër. /k.s- Fjala.al

Të fundit

Has/ Motra rreh brutalisht fqinjët, i biri i tyre kthehet nga Anglia e i vret vëllanë!

Një krim i rëndë është shënuar në një fshat të Hasit pasditen e djeshme. Ylber Jaku, 41 vjeç,...

Emrat/ Arrestohen në Dubai 3 shqiptarë të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale

Tre shtetas shqiptarë të njohur si përkrahës të të shumëkërkuarit, Talo Çela, janë arrestuar në Dubai. Bëhet fjalë për shtetasit Ervis Daka, Maksim Koçi dhe...

Rama: Aprovohet hapja e një tjetër grupkapitulli të negociatave!

Kryeministri Edi Rama ka nisur bashkëbisedimin me ndjekësit përmes rubrikës “Sy m’sy”. Kreu i qeverisë po iu përgjigjet pyetjeve të bëra në platformat sociale. Rama...

Ku ndryshon hyrja në SHBA nga heqja Non-Grata?

Nga Kreshnik Spahiu Ku ndryshon hyrja në SHBA nga heqja Non-Grata? Ligjërisht heqja Non-Grata bëhet me të njëjtën proçedur siç u shpall personi në listën...

Kompanitë europiane ngrejnë alarmin/ Rritja e euros kundrejt dollarit shqetësuese

Rritja e euros kundrejt dollarit këtë vit po bëhet shqetësim për eksportuesit. Kompanitë europiane po alarmohen për euron e fortë, pasi rritja e monedhës kundrejt...

Lajme të tjera

Web TV