A do të tërhiqet mazhoranca nga shkarkimi i Metës? Balla: Presim dy raporte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar sot se për shkak të situatës me koronavirusin punimet e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta janë ndërprerë.

Nga emisioni Real Story, Balla u shpreh se kjo situiatë e shtyn mandatin e Metës, ndërsa përgjigja do të vijë pasi të publikohen edhe dy raportet e Komisionit të Venecias.

“Kryeministri është kryetari i ekzekutivit dhe ne e kemi dhënë përgjigjen për komisionin. Situata me koronavirusin bëri që të zgjasin mandatin deri në fund të këtij sesioni. Në 21-22 qershor do të jepet dhe verdikti final i komisionit të Venecias. Nëse keni harruar, më lejoni që t’ju Rikujtojë që presidenti i Republikës është në hetim parlamentar për dy veprimtari, për marrëdhënien e tij me dekretet për zgjedhjet e 30 qershorit dhe me shkeljet kushtetuese për emërimin e një anëtari në Gjykatën Kushtetuese. Kjo është çështje e Komisioni Hetimor të vijojë punën. Pasi të ketë marrë raportin e Venecias. Presidenti i Republikës është në hetim parlamentar për dy blloqe të rëndësishme që kanë të bëjnë me kontradikta në veprimtarinë e tij me kushtetutën. I kushtëzuar nga raporti i Venecias? Padyshim. Janë dy opinione të Venecias, njëri për zgjedhjet e 30 qershorit dhe kemi një çështje tjetër që lidhet me emërimin e një anëtare të gjykatën Kushtetuese. Të presim Venecian. Nga ana e shumicës parlamentare të qartësohemi i dhe në fund të fundit një komision hetimor parlamentar ka detyrimin të dalë me një raport përfundimtar.”, tha Balla.

Të fundit

Shein dhe Temu rrezikojnë sigurinë e konsumatorëve? BE: Produktet janë toksike

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Drejtësinë ka shprehur tronditje për nivelin e toksicitetit dhe rreziqeve që paraqesin disa nga...

Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti është e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

“Kandidati Mancurian” dhe kontrolli i mendjes, kur paranoja kthehet në fakt

Nga Leonard Veizi Kontrolli i mendjes është forma më brutale e dhunës pa gjak. Është dhe akti më i skajshëm i zhveshjes së njeriut nga...

Historia e Bardha Nesturajt, ish-kandidates së PS vite më parë

Bardha Nesturaj, tregtarja e njohur nga tregu i Sarandës e cila përgjatë javës që po lëmë pas ka qenë një ndër më të komentuarat,...

Temperatura deri në 38 gradë Celcius, parashikimi i motit

Ditën e diel moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë territorin. Vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në male, nga ku edhe...

Lajme të tjera

Web TV