Greta Thunberg dhuron 100 mijë dollarë për UNICEF

Aktivistja suedeze Greta Thunberg ka dhuruar 100 mijë dollarë për fondacionin danez të Kombeve të Bashkuara për fëmijët, për të përballur emergjencën nga pandemia Covid-19.

“Ashtu si kriza klimatike, pandemia e koronavirusit është një krizë e të drejtave të fëmijëve” thotë Thunberg.

Pandemia, sipas 17 vjecares, do të prekë drejtpëedrejtë fëmijët, sot por edhe në plan afatgjatë. Ato janë grupi më vulnerabël për tu goditur nga virusi. I kërkoj të gjithëve që të bëjnë më të mirën, të bashkohen për të bështetur punën jetësore të UNICEF e për të shpëtuar jetën e fëmijëve, për t’i mbrojtur nga ky virus” deklaroi aktivistja e njohur në mbrojtje të klimës.

Vetë Greta tha në fund të muajit mars se me shumë gjasë vetë ajo e kishte kaluar koronavirusin, pasi kishte patur disa simptoma pasi ishte kthyer nga një udhëtim në Europën Qendrore./Fjala.al/