“Prisnin afatet, ja ku gabuan mjekët”, Alimadhi tregon vuajtjet nga Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Adriatik Alimadhi ka folur lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, pas shërimit nga koronavirusi. Në një lidhje me  emisionin “Shqipëria Live”, Alimadhi tha se ka bërë 5 testin dhe ka dalë negativ por ndodhet në spital pasi virusi i ka prekur organin e mushkërive.

Gjithashtu, deputeti bëri edhe një kritikë për stafin mjekësor duke u shprehur se qëndrimi në spital përkeqësoi gjendjen e tij, pasi mjekët mendonin se virusi do të largohej për 2-3 javë.

“Jam shumë më mirë, falë përkushtimit të mjekëve. Pres edhe një analizë dhe më pas do japin mendimin për të dalë nga spitali. Familjarët e mi janë më mirë se unë. I ka prekur por janë më mirë së unë. Kam 35 ditë në spital. Mendoj se kjo është një eksperiencë që më ndodhi mua dhe këtë do e tregoj për të gjithë shqiptarët. Ka dalë në modë tashmë që COVID-19 del pas 15 ditësh. Mbajtja gjatë e imja në spital, tregon gjendjen time.

Mendoj se qëndrimi në spital përkeqësoi gjendjen time. Ndoshta dhe stafi e mjekët, mendonin se virusi largohet për dy javë tre javë. Por në momentin që kaluan tre javë gjendja ime u përkeqësua. Këshillë për mjekët, mos të presin afatin por t’i japin një zgjidhje. Testi për COVID-19 më ka dalë negativ mbi pesë herë. Është larguar. Virusi ka hyrë në mushkri, ka gërvishtur mushkëritë e mia dhe ka lënë gjendjen time. Duhet të rikuperohen dëmtimet dhe pak kohë deri 3-6 muaj për t’u shëruar. Është si një virus që dëshiron të bllokojë të gjitha organet e brenshme. Isha në një situatë, jetë a vdekje. Por edhe nga vullneti im e mposhta këtë betejë”, u shpreh Alimadhi.

Lexo edhe :  Një shqiptare emërohet në krye të Sekretariatit të CEFTA-s, reagon Rama: Moment krenarie!

Prej më shumë se një muaj deputeti, Adriatik Alimadhi po lufton me koronavirusin, ndërsa ai ka publikuar së fundmi në rrjetet sociale një video përmes të cilës tregon se ka dalë në dritaren e spitalit për të përshëndetur të afërmit dhe bashkëpunëtorët e tij që janë solidaruizuar me problemet e tij shëndetësore.

Alimadhi pohon se është më mirë dhe me këtë rast përgëzon dhe shpreh mirënjohjen e tij ndaj stafit mjekësor për shërbimin që i është bërë.

“Pas 35 ditesh shtrire, sot dal pak ne dritare per te pershendetur vajzat, te cilat ndodheshin jashte shqiperise gjate kesaj situate, familjen, vllazerin, fisin, antaret dhe simpatizantet e Ballit Kombetar kudo qe ndodhen, dhe te gjithe ata shqiptar ne shtete te ndryshme te botes qe jane solidarizuar dhe me kane mbeshtetur ne kete kohe shume te veshtire dhe kritike te jetes time.

Jam me mire, fale profesionalizmit, perkushtimit te profesor doktor Perlat Kapisyzi, drejtotor i spitalit Sanatorium – i cili me ka ndjekur nga afer çdo dite ne dhomen time- stafin e doktoreve te tij. Shembull per tu ndjekur nga te gjithe. Ne çdo dhome i shoqeruar me te gjithe mjeket e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ Sanatorium. Pa harruar se te Zotit jemi dhe Atij i falemi te gjithe Ju dua te gjitheve!”, -shprehet Alimadhi.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV