Pasi prej dy ditësh pushtoi mediat në mbarë botën, Gigi Hadid konfirmoi lajmin për shtatzëninë. Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga shtëpia e saj, modelja 25 vjeçare pranoi se është shtatzënë me të dashurin e saj Zayn Malik.
“Do të donim që ta publikonim vetë këtë lajm por gjithsesi ju falënderojmë për urimet tuaja “ tha Gigi. Modelja pranoi se i ka shijuar muajt e parë të shtatzënisë duke qenë e detyruar të pushojë e të qëndrojë në shtëpi për shkak të karantinës.
Ajo zbuloi se këto ditë qan çdo 5 minuta, por nuk e di n.q.s qan për shkak të hormoneve apo stresit nga izolimi për shkak të koronavirusit.
Burimi: Dailymail, Përshtati: Fjala