Krijohet testi që zbulon Covid-19 para se të bëhet i transmetueshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkencëtarët që punojnë për ushtrinë amerikane kanë hartuar një test të ri COVID-19, që mund të identifikojë potencialisht ata që e kanë virusin, para se të bëhen infektivë dhe të përhapin sëmundjen.

Në atë që mund të jetë një përparim i rëndësishëm, koordinatorët e projektit shpresojnë që testi i bazuar në gjak do të jetë në gjendje të zbulojë praninë e virusit sa më shpejt, brenda harkut kohorë të 24 orëve pas infeksionit.

Kjo do të ndodh përpara se njerëzit të shfaqin simptoma dhe disa ditë para se një transportues të konsiderohet i aftë për ta përhapur atë në të tjerë njerëz. Ky test vepron rreth katër ditë para se testet aktuale mund të zbulojnë virusin, shkruan The Guardian.

Testi ka dalë nga një projekt i krijuar nga Agjencia e Projekteve të Kërkimit të Avancuar të Mbrojtjes së Ushtrisë amerikane (Darpa), që synon diagnostikimin e shpejtë të helmimeve nga mikrobet ose viruset, apo kimikate. Testi i ri pritet të paraqitet për miratimin e përdorimit të urgjencës (EUA) nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA (FDA) brenda një jave, transmeton Telegrafi.

“Koncepti mbush një hendek diagnostikues në të gjithë botën”, i tha Guardian kreu i zyrës së teknologjive biologjike të Darpa, Dr Brad Ringeisen.

Ndërsa zbulimi para-infektiv do të përmirësonte efikasitetin e programeve të provës, Darpa paralajmëroi se duhet të presë derisa të jepet miratimi i FDA-së.

“Qëllimi i hulumtimit është të zhvillojë dhe vërtetojë një test të hershëm diagnostikues të përgjigjes së gjakut për Covid,” tha Prof. Stuart Sealfon, i cili udhëheq ekipin hulumtues në spitalin Mount Sinai në New York.

Nëse EUA jepet, testi duhet të fillojë të shpërndahet në SHBA në gjysmën e dytë të majit.

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV