Michael Jordan-it iu ofruan 100 mln $ të shfaqej diku 1 orë dhe refuzoi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ylli i basketbollit Michael Jordan është tërhequr vite më parë nga basketbolli i luajtur por influenca e tij mbetet më e fortë se kurrë në media dhe jo vetëm.

Ish lojtari i “Chicago Bulls” ishte ylli në rritje i botës së basketbollit por ende 2 dekada më vonë, shkëlqen dhe pushton portalet. Aq sa, i ofrohen para vetëm për të marrë pjesë në evente të ndryshme sportive e kulturore.

Agjenti i tij David Falk rrëfen se me Michael ishte e lehtë të punojë, se vinin klientët tek ai dhe jo ai tek ata.

“Ishte aq e lehtë të punojë për Jordan. I sigurova një kontratë 3 vjeçare për shumën e 100 milionë dollarëve. Gjithcka që ai duhej të bënte ishte të jepte emrin e tij, të shfaqej në një aktivitet vetëm për një orë dhe më pas të largohej” thotë Falk duke treguar se Michael refuzoi edhe për kaq.

“Zoti e bekoftë. Ka qënë aq i suksesshëm sa mund të arrinte gjithçka, vetëm prej emrit dhe famës që kishte. Por ai ka qënë shumë selektiv” shton më tej agjenti.

Jordan pushtoi portalet muajin e shkuar pas premierës së dokumentarit kushtuar vetë atij “The last dance”. Seritë që do të transmetohen në rrjetin televiziv ESPN u shfaqën premierë më 19 prill dhe do të vijojnë deri më 17 maj./Burimi: CNN Përshtati: Fjala.al

Të fundit

Trazirat në Serbi, Vuçiç paralajmëron arrestime masive

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i është drejtuar kombit përmes një fjalimi të gjatë e të ashpër ku ka...

Avokati i 14-vjeçarit që vrau shokun në Maliq: Autori shprehu pendesë

Pas seancës gjyqësore ku u vendos masa e sigurisë për 14-vjeçarin që vrau me thikë një moshatar të tij në Maliq, ka reaguar avokati...

E pazakontë në Angli, anulohet një supergol i Eze ndaj Chelsea nga goditja e dënimit

Programi i Premierligës së së dielës u hap nga derbi i Londrës, mes Chelsea dhe Crystal Palace. Pas 45 minutave të para rezultati ishte...

Letra e Melania Trump drejtuar Putinit: Mbroni fëmijët në Rusi dhe Ukrainë

Zonja e Parë e SHBA Melania Trump, i ka drejtuar një letër Presidentit rus Vladimir Putin, duke i kërkuar atij të ndërmarrë veprime për të...

“Demokratë”, a nuk i ka hallall “diktatori” Rama kundërshtarët e tij për mandatin e 7-të

Nga Aranit Muraçi Kështu nisi premtimi i madh. Vetëm pesë muaj pas “trokitjes” së demokracisë, ardhjes në pushtet. I tillë ishte respekti ndaj mendimit ndryshe....

Lajme të tjera

Web TV