Vendimi i ‘Kushtetueses’/ PDK kërkon zgjedhje, LDK thotë së pret përfundimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorët politikë në Kosovë kanë reaguar të gjithë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar formimin e Qeverisë së re, deri më 29 maj kur do të shprehet me vendim përfundimtar.

Lidhja Demokratike thekson se është në pritje të vendimit përfundimtar të Gjykatës, ndërkohë që i mbetet qëndrimit se formimi i qeverisë me Avdullah Hotin kryeministër është konform Kushtetutës.

“LDK mbetet e vendosur që, në përputhshmëri të plotë me normën kushtetuese, të krijojë Qeverinë e re. LDK-ja dhe partnerët dje kanë dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme, të mbështetur nga 61 deputetë, sencë e cila do të mbahet pas vendimit final të Gjykatës Kushtetuese, meqë LDK-ja është e bindur se procesi i mandatimit të z. Avdullah Hoti është bërë konform normës kushtetuese dhe kompetencave kushtetuese që ka Presidenti i Kosovës”, thuhet në njoftim.

Edhe Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit, ka reaguar për vendimin: “Si kryetare e Kuvendit të Kosovës dhe njeri i që respekton gjithnjë vendimet e institucioneve të pavarura, do të kujdesem që Kuvendi t’i ndërmarrë të gjithë hapat në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe i ftoj të gjithë udhëheqësit politikë e institucionalë që t’i respektojnë vendimet e kësaj gjykate, pavarësisht nëse pajtohen me to ose jo”.

Ndërkohë që Kadri Vesili i PDK-së kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Si qeveria Kurti dhe qeveria Hoti është mashtrim dhe vazhdimësi e manipulimit”, u shpreh Veseli duke folur në emisionin “Balkan Talk”, në Euronews.

Të fundit

Sa po përfiton personalisht Trumpi nga posti i presidentit?

Që nga rizgjedhja e tij si president i SHBA-së, Donald Trump është përballur vazhdimisht me akuza për përfitime personale. Në fakt, Trump dhe familja...

Gjermania kërkon ushtarë, spiunë dhe infermiere

Shërbimi Sekret Gjerman (BND) dhe ushtria gjermane, Bundeswehr, janë të pranishme me stenda rekrutimi në panairin ndërkombëtar të lojërave kompjuterike Gamescom që po zhviillohet në...

Kategoria Superiore/ Formacionet zyrtare të sfidës Bylis-Tirana

Do të startojë në orën 17:00, në “Adush Muça” të Ballshit dueli mes Bylisit dhe Tiranës i vlefshëm për javën e parë të Superiores....

Shërbimet publike janë dixhitalizuar, por punësimi në shtet është rritur

Në Shqipëri, dixhitalizimi i shërbimeve publike ka qenë një ndër prioritetet më të shpallura të qeverisë në dekadën e fundit, me qëllim modernizimin e...

Moti i keq godet Elbasanin, përmbytje dhe bllokim qarkullimi

Elbasani është pushtuar sot nga një mot i pazakonshëm, me erë të fortë dhe e shoqëruar nga një rrebesh shiu. Stuhia ka zgjatur rreth 20-30...

Lajme të tjera

Web TV