Jennifer Lopez ka argëtuar publikun për dekada të tëra. Nga fillimet e karrierës së saj si këngëtare e deri tek karriera në hollivud apo edhe si kërcimtare, J.Lo ka ndryshuar shumë. Dhe kjo ndodh rrallë që një person, edhe pse i njohur, të bëhet gjithnjë e më perfekt, edhe pse i ka kaluar të 50-tat.
Kanë kaluar më shumë se 30 vjet që kur Jennifer u shfaq për herë të parë në televizion. Përvecse si balerinë në videoklipe të këngëtarëve të famshëm, dalja e parë zyrtare e saj daton në vitin 1991, në serialin “In living colors”. Seriali vazhdoi deri në 1993-shin.
Në 1997 asaj iu besua roli i protagonistes kryesore në filmin “Selena”, që i siguroi edhe kandidimin e parë për një Golden Globe. Prej asaj kohe, J.Lo u shndërrua në një sensacion ndërkombëtar. Ajo çka pasoi në 3 dekada ishin suksesi në holllivud dhe në industrinë e muzikës, disa martesa me personazhe të njohur dhe pasuri miliarda dollarëshe, duke u shndërruar në personazhin më të përfolur të showbizit botëror.
Ja transformimet e saj ndër vite përmes fotove./Fjala.al/Burimi:HollywoodLife