Këngët e rezistencës që u kthyen në hite botërore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

Një këngë e vetme, e cila nuk zgjat më shumë se 3 deri në 5 minuta në rastin më ekstrem, mund të  zëvendësojë një medikament të fuqishëm e jetëdhënës, a ndoshta një vaksinë të shumëpritur, pasi në mënyrë shpirtërore ajo motivon dhe gjeneron atë që mjekësia nuk e arrin dot as nëpërmjet aparaturave të teknologjisë së lartë.

Padiskutim, në krye të klasifikimit sot është kënga “Resistire”, një produksion spanjoll që tanimë do të mbahet mend jo thjesht si kolona zanore e filmit ku luajnë të mëdhenjtë e kinemasë Viktoria Abril dhe Antonio Banderas, por sepse u bë himni i rezistencës ndaj pandemisë së coronavirisit “Sars Cov-2”.

“Resistire” është një këngë e grupit “Duo Dynamic”, e cila u lançua si pjesë e albumit të tyre i cili doli në treg gjatë vitit 1988. Dy vite më pas, pikërisht në vitin 1990 ajo u bë një nga këngët më të njohura të grupit, veçanërisht pasi u përfshi në kolonën zanore të filmit “Atame” shqipëruar “Më lidh”, e regjisorit me famë Pedro Almodóvar. 30 vjet më pas, në vitin 2020, ishte pikërisht “Resistire” e cila u zgjodh si kënga motivuese gjatë karantinës së pandemisë COVID-19. Tanimë ajo është kthyer në si një himn popullor. Kjo këngë mban firmën e kompozitorit Manuel de la Calva dhe tekst të Carlos Toro Montoro. Motivi i këngës u frymëzua nga fraza e shkrimtarit spanjoll Camilo José Cela “Ai që reziston fiton”.

Një këngë, vetëm një këngë 3 deri në 5 minuta, jo më shumë, mund të bëjë çudinë në botë.

Për të mbledhur fonde me qëllim zbutjen e urisë në Afrikë, kënga “We Are The World” e shkruar nga Michael Jackson dhe Lionel Richie, gjithashtu pati një jehonë të jashtëzakonshme duke shitur 20 milionë disqe. “We Are The World” apo “Ne jemi Bota” e cilësuar si ngjarje historike, mblodhi disa nga artistët më të njohur në industrinë e muzikës së viteve ‘80.

Lexo edhe :  Alimehmeti duhet të refuzojë mandatin që synojnë t’ia vjedhin Agron Shehajt

Pas kësaj edhe italianët iu bashkuan të njëjtës kauzë, por ata preferuan të nxirrnin nga arkiva këngën ‘Nel blu dipinto di blu’ të Domenico Modugno-s e cila u njoh pas kësaj me emrin “Volare”.

25 vjet pas suksesit të “We Are The World” ndodhi një tërmet shkatërrues në Haiti. Fill pas kësaj tragjedie nisi xhirimin e njëjta këngë, por këtë herë nga një kast tjetër këngëtarësh. “We Are the World 25 for Haiti”, u regjistrua në shkurt 2010 ndërsa të ardhurat ndihmuan të mbijetuarit nga tërmeti.

Por me sa duket nuk do të ndalet me kaq. Në mars 2020, Lionel Richie sugjeroi që të bëhej një rimëkëmbje e tretë e “We Are The World” si një mesazh solidaritetit botëror përballë pandemisë koronavirus, gjë që do të shërbente edhe për të mbledhur fonde në përpjekje për të gjetur një vaksinë e cila do të shpëtojë njerëzimin nga vala goditëse e tij.

Pra, ndonjëherë duhet vetëm një këngë, 3 deri në 5 minuta, për të lëvizur botën.

Leonard Veizi/Fjala/

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV