Covid-19/ Shërohen 67% e të prekurve në vendin tonë, ja sa janë aktiv momentalisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë përditësimit të të dhënave për koronavirusin, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se deri në këto momente në vendin tonë janë shëruar 531 persona ose 67% e 795 të prekurve.

Më tej theksoi se aktulisht janë aktiv me Covid-19 vetëm 233 persona, epiqendra e të cilëve është qyteti i Krujës.

“Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 795 qytetarë, por në këto momente pothuajse 67 % e tyre rezultojnë të shëruar.

Gjatë 24 orëve të fundit një tjetër zonë e Shqipërisë rezulton me risk të ulët për transmetim të infeksionit, që është Fieri dhe numri total i të shëruarve shkon në 531.

Sa i përket personave që aktualisht janë aktivë me COVID19, Kruja është në vend të parë me 91 raste, e ndjekur nga Tirana, Kurbini, Shkodra dhe në total janë 233 persona aktivë me COVID19.”-u tha në njoftimi e Ministrisë.

Ndërsa ritheksojmë se deri në këto momente në vendin tonë kanë humbur jetën nga koronavirusi 31 persona./Fjala.al/

Të fundit

Shpallja e pavarësisë nga Kroacia dhe Sllovenia dhe shpërbërja e Jugosllavisë

25 qershor 1991 Më 25 qershor 1991, në një ditë që do të shënonte kthesën më të madhe në historinë...

Lindja e Mesme/ Si dy fëmijë që rrihen në oborrin e shkollës… pastaj ndërhyn babai!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, kanë shkëmbyer batuta, edhe pse ishin duke folur për një çështje...

Media greke: Sazani do tërheqë miliarderët e botës pas projektit të familjes Trump

Dhëndri i presidentit të SHBA-së Donald Trump, bashkëshorti i Ivankës, vajzës së tij të madhe, Jared Kushner nëpërmjet kompanisë së tij Affinity Partners, ka...

Amerika nën “kthetrat” e të nxehtit, qindra njerëz në spitale

Vala e parë e madhe e të nxehtit këtë verë ka shkaktuar probleme serioze shëndetësore dhe ka çuar në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme...

“Sulmi në Fordow, si në Hiroshima”, Trump: I dha fund luftës

Në një deklaratë për mediat me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, presidenti amerikan Donald Trump përsëriti qëndrimin e tij se sulmi i...

Lajme të tjera

Web TV