Gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani janë regjistruar vdekjet më të ulëta nga 25 marsi.
Sipas të dhënave të postuara nga Instituti Robert Koch, 43 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 6,866.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 679 raste të reja me koronavirus dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 165,664.
Gjithashtu 2.200 persona janë shëruar, duke çuar në total numrin e të shëruarave në 132,700./Fjala.al