“Koha është për të dalë”, Manjani: Nuk e kuptoj opozitën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri Drejtësisë në kohën e LSI-së, Ylli Manjani, tha se pas dy muajsh mbyllje, është koha që vendi të hapet, pasi sipas tij, “nuk vjen asgjë e mirë nga qëndrimi në shtëpi”.

Në një postim në “Facebook”, Manjani shprehet se çfarë qepër t’u bërë u bë, ndërsa shton se nga janari deri sot ën maj, “virusi bëri qejf si deshi”.

“Mjeksia nuk i bëri dot gjë. Kush e kaloi, tja dijë për nder sistemit të vet imunitar. Të tjerët u paçin lënë uratën të dashurve të tyre.

As tubat e spitalit(prej të cilave nuk shpëtoi askush) e as masat shpikëse me orar lëvizje, nuk bënë fajde. Ndëshkuan njerëzit, por nuk ndaluan dot virusin. Natyrisht ndihmuan spitalet që të mos mbingarkoheshin, a thua se ky ishte halli të ruajmë spitalet“, -shkruan ai.

Postimi  i plotë:

Koha është për të dalë…

===========

Me thënë të drejtën nuk i kuptoj dot më as reagimet opozitare.

Ata sugjerojnë,çuditërisht, të mbyllen fasonët dhe të rrinë njerëzit ende mbyllur megjithse ka kaluar 2 muaj mbyllje..!?

Më falni po, asnjëra e as tjetra nuk janë më zgjidhje.

Të mbyllim fasonët dmth të mbyllim ekonominë. Call centers na lanë shëndenë me kohë…

Detin, shërbimet e transportin i mban mbyllur ende qeveria, do të thotë të mbyllim turizmin dhe shërbimet private. Pjesë tjetër me rëndësi ekonomike.

Kufinjtë na i ka mbyllur Europa.

Ndaj të rrimë në shpi e të hamë veten me dhëmbë, nuk është zgjidhje!

Shumë ndjesë, por vendi duhet të lirohet një orë e më parë. Nuk vjen asgjë duke ndenjur në shtëpi!

Asgjë, po asgjë fare!

Vetëm fukarallëk e maskarallëk vjen.

Ndaj vendi duhet të hapet pa limit orar. Dakort me kujdesin sanitar, por njerëzit duhet të lëvizin.

Lexo edhe :  Përmbytjet në Durrës/ Kryebashkiakja Sako: Ka filluar vlerësimi i dëmeve

Uji që s’lëviz nuk pihet, por qelbet!

Ç’qe për tu bërë u bë. Që nga janari e deri sot në Maj virusi bëri qejf si desh. Mjeksia nuk i bëri dot gjë. Kush e kaloi, tja dijë për nder sistemit të vet imunitar. Të tjerët u paçin lënë uratën të dashurve të tyre.

As tubat e spitalit(prej të cilave nuk shpëtoi askush) e as masat shpikëse me orar lëvizje, nuk bënë fajde. Ndëshkuan njerëzit, por nuk ndaluan dot virusin. Natyrisht ndihmuan spitalet që të mos mbingarkoheshin, a thua se ky ishte halli të ruajmë spitalet.

Këto të fundit janë shpikur për të ruajtur njerëzit, por nejse iku tani kjo punë. Mirë thonë “mos u bëfsh për to”!

Statistikisht, sido që ti lexosh shifrat nuk ka më kuptim ndenja mbyllur. As lëvizja me leje e as me orar.

Ja kaq e lexueshme është kjo e vërtetë!

Ndaj një orë e më parë duhet hapur jeta, pa orar!

Qeveria të dalë në zyrë e të fillojë llogaridhënien. Se me qeverisjen i kish larë duart shumë para virusit.

Gjykatat të fillojnë gjyqet, në mos për drejtësi të paktën për të tregusr se diku mund të trokitet në këto kohë, ku shteti të bie në qafë kot fare.

Opozita duhet të dalë në opozitë, për të cilën më shumë se kurrë vendi ka nevojë.

Njerëzit në punë ku të kenë mundësi.

Të gjithë me maska,me distancë, por duhet të lëvizin.

Konspiracionet nuk na takojnë ne se as i bëjm e as i luftojmë dot.

Kur të dalë vaksina nuk do kemi më distancë, por nuk do të thotë se duhet të vdesim në distancë!

Të fundit

‘Jam në hall të madh’,pas ndarjes nga Ilinisa, Meriton Mjekiqi i hapur për njohje të reja

Meriton Mjekiqi është i hapur për njohje të reja! Në një intervistë të dhënë së fundmi moderatori u shpreh se tani...

Niset Kontingjenti I i FA në operacionin e BE në Bosnje dhe Hercegovinë

Forcat e Armatosura të Shqipërisë, rrisin më tej kontributin e tyre në misionet ndërkombëtare, duke rritur me plot 30 trupa praninë e tyre në...

Iu gjet kanabis dhe një mjet prerës, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës. Sipas informacioneve i riu është vënë në pranga pasi është kapur me kanabis dhe gjithashtu i...

Santorini nën pushtetin e tërmeteve, shtohen fluturimet dhe mbyllen shkollat

Aktiviteti sizmik, që nisi të shtunën, vazhdon ende në zonën detare midis ishullit të njohur grek, Santorini dhe Amorgos. Një tërmet i lehtë me magnitudë...

“350 euro janë mjaftueshëm për jetesë”/‘Plasin’ akuzat në RMV ndaj kryeministrit Mickoski

Kritika dhe komente ironike nxitën deklaratat e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Christian Mickoski, i cili tha se 350 euro në muaj janë të...

Lajme të tjera

Web TV