Ringritja pas COVID-19/ KLSH: Dy sektorët që “shërojnë” ekonominë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kontrolli i Lartë i Shtetit i propozon qeverisë disa masa për të shmangur pasojat negative 

Dy sekotrët që u goditën më shumë nga izolimi për shkak të pandemisë COVID-19, janë turizmi dhe industria e lehtë, i pari për shkak të shtyrjes së çeljes së sezonit turistik dhe i dyti për shkak të anulimit të kontratave milionaeuroshe, mund të kthehen në motorin e rimëkëmbjes së ekonomisë. Ekspertët e ekonomisë sugjerojnë që këto dy sektorë të shfrytëzohen” për t’i dhënë shtysë ekonomisë që të kapërcejë ditët e vështira. Kontrolli i Lartë i Shtetit pasi analizon ndikimin e pandemisë në ekonomi sugjeron dhe rrugët që duhet të ndiqen për t’i dhënë asaj frymëmarrje. Gazeta Fjala ka siguruar një analizë të audituesit të KLSH-së, Klejvis Kule, përmes së cilës rekomandohen dy sektorët, turizmi dhe industria e lehtë, fasoneria, si më të favorshmit për daljen nga kriza.

Ekonomia e pandemisë

Në analizën me titull “Ekonomia e pandemisë koronavirus”, Kule thotë se qeveria shqiptare duhet të dijë të përfitojë nga mundësitë që do të krijojë situata aktuale.

“Mendoj se ndër të tjera, 2 mund të jenë sektorët për të parë mundësitë ekonomike: turizimi dhe industria e lehtë dhe sidomos fasonët” – thotë Kule.

Në analizën e tij për sektorin e turizmit audituesi i KLSH-së pohon se financat e shtresës së mesme evropiane do të goditen nga pasojat ekonomike të pandemisë, por pushimet mund të mos hiqen krejtësisht nga lista e shpenzimeve. Shqipëria mund të jetë një vend i përshtatshëm për të kryer pushime me pak shpenzime.

“Për një pjesë të familjeve evropiane zvogëlimi i të ardhurave mund të bëjë që të zëvendësohen destinacionet e parashikuara përpara krizës me destinacione të reja, më të lira. Pikërisht te kostoja Shqipëria ka një përparësi të madhe që mund të jetë një element vendimtar tërheqës për shumë familje evropiane. Nga ana tjetër, një lëvizje e tillë mund të ndodhë edhe me familjet shqiptare, të cilat ndoshta këtë verë do të jenë edhe të detyruara t’i bëjnë pushimet e tyre brenda vendit. Pra këto mund të shihen si mundësi, dhe me strategjitë e duhura, mund të kthehen në avantazh për sektorin e turizmit, i cili në 6-mujorin e dytë të vitit mund të reduktojë humbjet e sotme të buxhetit të shtetit. Gjithashtu një nga avantazhet në këtë sektor është se kërkesa për punë mund të rritet nisur nga vështirësitë e punësimit të sektorëve të tjerë” – argumenton Kule.

Lexo edhe :  Çmimet e pronave do të rriten sërish përgjatë dy viteve të ardhshme

Ndërsa në lidhje me industrinë e lehtë, ose fasonët, vendi ynë ka tri dizavantazhe në raport me rajonin, të cilat duhet të rishkohen nga qeveria për ta bërë Shqipërinë më konkurruese e një vend që thith më shumë kapitale.

“Rajoni i Ballkanit është një zonë e përshtatshme për këtë industri, por brenda rajonit Shqipëria ka ende barrën më të lartë tatimore, krah pune të pakualifikuar dhe nivel të lartë korrupsioni, 3 faktorë që na lënë pas konkurrentëve fqinjë. Është momenti që qeveria të rimendojë konkurrueshmërinë e vendit në raport me fqinjët. Ne nuk mund të përmirësojmë brenda dy muajsh kualifikimin e krahut të punës, por mund të punojmë me inkurajimin e investimeve nga ana fiskale. Kësaj here nuk bëhet fjalë thjesht për rritje ekonomike, por mbi të gjitha për të garantuar mbijetesën ekonomike, e cila gradualisht duhet të kthehet në rritje ekonomike” – thotë Kule.

Sipas tij, qeveria ka rastin për ta zgjidhur problemin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke krijuar klimë konkurruese për prodhuesit e investitorët që sot i tremben Kinës dhe kanë hedhur sytë në horizonte të tjera./Fjala.al

Të fundit

Qyteti ku nuk lejohet të vdesësh

Loja, Norvegji është një qytet i vogël në ishullin Svalbard, ku nuk lejohet të vdesësh! Kjo nuk është një ligj...

Humb jetën 37-vjeçari/ Hyri për tu larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak

Një 37-vjeçar ka humbur jetën pasi ka hyrë për tu larë në liqenin e Shkodrës. Sipas të dhënave ai ka pësiar arrest kardiak pasi është...

Riviera mahnitëse Shqiptare, me plazhe të qeta dhe kuzhinë të shijshme

Ndërsa vera afrohet, shumë turistë janë në kërkim të destinacioneve të qeta dhe pa turma vizitorësh në Evropë, shkruhet në në një artikull të...

Protestat në Serbi, Vuçiç frikësohet nga studentët: Po më bëjnë grusht shteti

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se shteti që udhëheq ai është përballur me “tentim të organizuar mirë për puç” në të cilin janë...

“Daily Mail”: Misteri i vdekjes së turistit britanik në Shqipëri

Tabloidi britanik “Daily Mail” i ka kushtuar vëmendje vdekjes së një turisti nga ky vend dhe gjendjes kritike që ndodhet një tjetër pas rrëzimit...

Lajme të tjera

Web TV