Po na çmend kjo pandemi? Ja çfarë këshillojnë mjekët dhe psikologët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Specialistët e shëndetit mendor rekomandojnë që në këto ditë të vështira izolimi, njerëzit duhet gjejnë mënyra për të lëvizur, për të biseduar me miq dhe kur është e mundur edhe daljen në natyrë, por duke patur parasyshë rregullat e distancimit fizik. Dr. Kevin Gilliland është mjek psikolog.

“Pagjumësia dëmton sistemin imunitar. Nëse nuk ushqeheni shëndetshëm, njerëzit shtojnë peshë dhe rrezikojnë zemrën dhe sistemin kardiovaskular.”

Dr. Gilliland thekson edhe nevojën për të lëvizur çfarë është e lidhur edhe me gjumin. Specialistët thonë se përveç respektimit të masave mbrotjëse, njerëzit duhet t’i kushtojnë rëndësi të veçantë forcimit të sistemit imunitar.

“Kur zgjohem pyes veten se cilat janë gjërat që duhet të kem parasyshë për ditën. A kam fjetur mjaftueshëm? Çfarë do të ha? Të paktën një vakt që është i shëndetshëm dhe a do të mund të bëj ushtrime fizike. Nëse sot keni patur një ditë të keqe, nuk ka problem. Mendo për të nesërmen.”

Dr. Lori Whatley është mjeke psikologe.

“Në këtë situatë është e rëndësishme që të flasim për ndjenjat tona. Se kjo situatë do të kalojë dhe ne të ndihemi të qetë dhe të bëjmë gjërat që na pëlqejnë tani. Bëni ushtrime, meditoni, hani shëndetshëm, flini sa duhet dhe konsumoni shumë ujë.”

Për të menaxhuar ankthin, mjekët rekomandojnë kufizimin e ndjekjes së lajmeve në një deri dy herë në ditë. Ata thonë se është mirë të jenë të informuar me rekomandimet e ekspertëve të shëndetit por duke shmangur ekspozimin e tepërt gjë që mund të shkaktojë panik.

Mjekët sugjerojnë ndjekjen e filmave me tematikë pozitive, bisedat videofonike me miqtë dhe të afërmit, si dhe daljen në natyrë për aq kohë sa nuk bie ndesh me udhëzimet e ekspertëve të shëndetit./voa/

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV