Armando Broja, shqiptari më i mirë që luan në Angli

18 vjeçari që do vetëm Shqipërinë, u rendit në listën elojtarëve premtues të "Give Me sport" dhe shqiptari më i mirë në futbollin anglez.

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Ai është shqiptari i vetëm që luan në Premier league, por është gjithashtu futbollisti shqiptar më i vlerësuar në vendin ku u shpik futbolli. Armando Broja është një “yll në ngjitje”, një lojtar për të cilin Chelsea shkeli të gjithë rregullat duke e promovuar para kohe në ekipin e parë, dhe këtë lojtari kuqezi e arriti me djersë në fushë.

Edhe pse i lindur në Slough, në Britaninë e Madhe, ai nuk e mendon se mund të pranojë kurrë një fanelë te “3 luanët” edhe nëse ia ofrojnë. 18 vjeçari që do vetëm Shqipërinë, u rendit në listën elojtarëve premtues të “Give Me sport” dhe shqiptari më i mirë në futbollin anglez. Armando Broja ka luajtur vetëm 4 minuta me Chelsea, në fitoren që “Blues” morën 4-0 ndaj Everton në mars. Më pas zbarkoi coronavirus dhe shpërtheu thuajse fundi i botës për futbollin, por trajneri Lampard e mban fort talentin kuqezi, dhe ka udhëzuar Blues ta përfshijnë dhe sezonin e ri në ekipin e parë.

Armando Broja është një nga talentet më të mëdha të vendit tonë, e ardhmja për fanelën  kuqezi dhe këtë e ka treguar në Stamford bridge, dhe me kombëtaren Shpresa. Në ndeshjen me Everton u bë lojtari i parë shqiptar që luan në një ndeshje zyrtare me Chelsea por rekordi i tij para dy muajsh nuk u ndal me kaq. Broja u bë lojtari i 750 në histori që luan për ekipin e Chelsea, dhe kartoni i tij në treg vlen 10 milionë Euro, mjaftueshëm për një “sulmues race” që menaxhohet me sukses nga agjencia “First Access Sports”, krah emrave të njohur si Bertrand, Norman, Anjorin, apo Zymer Bytyqi, mbrojtësi shqiptar i Viking Stavanger në Norvegji.

Të fundit

Studimi nga Zaloshnja: Katolikët në Shqipëri janë më besimtarët pas komunizmit

EDUARD ZALOSHNJA - Ditët e fundit, Ministria e Financave publikoi listën e familjarëve që përfitojnë këstin e pestë të...

“Putini është grabitqar, nuk do të ndryshojë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk i kurseu fjalët ndaj Vladimir Putinit gjatë një vizite të dielën në kufirin e Polonisë...

Izraeli do të fusë Greta Thunberg në një burg terroristësh

Arrestimi i aktivistëve në kushte si të ishin terroristë dhe sekuestrimi i anijeve të tyre për t'i shndërruar në një flotë policie është strategjia...

Belgjika, 100 mln euro për blerjen e armëve nga SHBA për Ukrainën

Qeveria belge ka ndarë 100 milionë euro për të blerë armë nga SHBA-ja në mbështetje të Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm,...

Shoferi humb kontrollin e mjetit, vdes e vogla e familjes

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Sipas mediave kosovare, referuar njoftimit zyrtar të Policisë, mësohet...

Lajme të tjera

Web TV