Covid-19/ Basha nga Samiti i Zagrebit: Na duhet mbështetja e BE-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mori pjesë sot në Samitin e Liderëve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor të Partisë Popullore Europiane (PPE), në kuadër të Samitit të Zagrebit.

Kreu i opozitës shqiptare falenderoi liderët e Bashkimit Europian për mbështetjen e dhënë për të përballuar epideminë COVID-19, një ndihmë e çmuar në kushtet e krizës së thellë që po kalon vendi. Kryetari i PD, kërkoi vazhdimin e mbështetjes së Bashkimit Europian, pasi kriza ekonomike që ka përfshirë vendin është thelluar me numrin e lartë të vendeve të punës të humbura gjatë këtyre 2 muajve.

Gjatë Samitit, kreu i opozitës shprehu mirënjohjen për konfirmimin e vullnetit nga ana e BE-së për të hapur negociatat me Shqipërinë, ndërkohë që tani gjithçka varet nga plotësimi i 15 kushteve të vendosura nga BE. Plotësimi dhe zbatimi i këtyre kushteve është rruga drejt hapjes së negociatave dhe zgjidhjes së krizës së thellë politike në vend.

Zoti Basha shprehu domosdoshmërinë e reagimit të shpejtë për të ndalur zhbërjen e standardeve demokratike dhe të proceseve zgjedhore, goditjen ndaj drejtësisë së pavarur dhe lirisë së mediave, siç është faktuar edhe nga raporti i fundit i Freedom House. Kërcënim real për mirëqenien dhe demokracinë përbën edhe rritja e nivelit të korrupsionit, siç konstatohet nga Transparency International. Rezultatet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë thelbësore jo vetëm për transformimin politik dhe social-ekonomik të vendit dhe rajonit, por dhe për stabilitetin dhe sigurinë rajonale, si dhe janë në interesin më të mirë të popujve tanë, theksoi Basha.

Kryedemokrati Basha nënvizoi se Partia Demokratike është plotësisht e përkushtuar për ta bërë realitet integrimin europian të Shqipërisë, ashtu si për anëtarësimin në NATO dhe lëvizjen pa viza. “Në këtë drejtim, përmbushja e 15 kushteve është çelësi i suksesit për të ecur përpara.”- u shpreh zoti Basha.

Lexo edhe :  Alfred Moisiu ngre shqetësimin: Ka rënë patriotizmi

Gjatë Samitit drejtuesit më të lartë europian shprehën vlerësimin e tyre për vendosmërinë dhe lidershipin e treguar nga Partia Demokratike dhe Opozita në mbështetje të aspiratës së qytetarëve shqiptarë për arritjen e standardeve europiane.

PPE është grupimi më i madh dhe më me ndikim në Bashkimin Europian. Aktualisht PPE përfshin 83 parti dhe partnerë nga 43 vende. Nga PPE vjen Presidenti i Komisionit Europian dhe 10 anëtarë të Komisionit Europian. PPE ka grupin më të madh në Parlamentin Europian dhe 11 drejtues shtetesh dhe qeverish të BE, mes të cilëve dhe kancelarja Merkel.

Të fundit

Rrezik për sulme ndaj kabllove nënujore të internetit, të mbështetura nga Rusia dhe Kina

Rreziku për sulme të mbështetura nga Rusia dhe Kina ndaj kabllove nënujore që mbajnë trafikun global të internetit pritet...

Curi “ndahet” me Lapajn: E kam mik, por nuk mbajti fjalën!

Analisti Arjan Curi, gjatë diskutimit këtë mbrëmje në studion e “Top Story”, tregoi se Adriatik Lapajn e ka mik, por nuk e miraton vendimin...

64 pas Krishtit – Zjarri i madh që dogji Romën, a e ndezi Neroni?

Më 18 korrik të vitit 64 pas Krishtit, në orët e vona të natës, një zjarr i përmasave katastrofike shpërtheu në qytetin e Romës,...

Horoskopi ditor, 18 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Mos harxhoni më shumë kohë duke sqaruar një çështje që është e dashur për ju. Vetëm atëherë mund të gjesh harmoninë në jetën...

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol i Ivanov në kohën shtesë...

Lajme të tjera

Web TV