Me të gjitha gjasat ai është futbollisti i cili i është nënshtruar më shumë tamponëve se kushdo tjetër. Paulo Dybala ka vuajtur një shok psikologjik me pandeminë e coronavirus. Futbollisti i juventus sheh dritë në fund të tunelit…dhe ajo dritë nuk është një tren që mund ta shtypë!.
Pas më shumë se 6 javësh që kur rezultoi pozitiv me Covid-19, mesfushori ofensiv i përfaqësueses së Argjentinës mori dhe përgjigjen e tamponit të fundit që nuk kishte gjurmë të virusit. KY është lirimi i fundit në kampin e Juventus, pas rasteve të futbollistëve të tjerë Rugani dhe Matuidi. Dybala e vuajti më shumë pasi nga pandemia u prek edhe e dashura e tij simpatike Oriana, e cila u shërua më herët.
Tani futbollisti argjentinas mund t’i rikthehet seancave individuale në pritje për të zbritur në fushë me Juventusin, gjithmonë nëse torinezët dhe ekipet e serie A, do të lejohen nga qeveria që të rinisin futbollin, në një nga vendet më të goditur nga coronavirus. Gazeta Fjala.