Rezultuan sot me Covid-19, nëna shtatzënë dhe fëmija 2 vjeç nisen drejt Infektivit

Gruaja shtatzënë dhe fëmija i saj 2 vjeç që u konfirmuan sot pozitiv me koronavirus në qytetin e Fierit janë nisur drejt Spitalit Infektiv për të marrë trajtimin e nevojshëm.

Gruaja në muajin e tetë, mësohet se ka vizituar familjen e saj në Tiranë, të cilët kanë qenë  të infektuar me koronavirus dhe më pas e ka transmetuar sëmundjen te persona të tjerë.

Në momentin e kthimit në Fier, ajo ka infektuar djalin e saj 2-vjeçar dhe vjehrrën 70-vjeçare, ndërsa bashkëshorti i saj nuk ndodhet në Shqipëri, pasi është rezidentë në Suedi.

Në pallatin ku jetojnë të prekurit, janë marrë tampone edhe për 5 familje të tjera./Fjala.al/