COVID-19/ Franca gati të dalë nga izolimi

Eduoard Philippe, kryeministri francez ka deklaruar se vendi është i gatshëm për të lehtësuar masat e marra për parandalimin e koronavirusit.

Në disa zona, si ajo e Parisit, masat do të vazhdojnë të jenë në fuqi.

‘Ky vend ka bërë një përparim të mjaftueshëm në ngadalësimin e përhapjes së virusit dhe uljen e numrit të pacientëve në spitale, dhe gradualisht mund të kthehet në status normal”, tha Philippe.

Shkollat, kafenetë dhe shumica e dyqaneve në këtë vend janë mbyllur për gati dy muaj.

Kryeministri gjithashtu tha se nëse virusi përhapet përsëri, qeveria do të rivendosë masat e izolimit në shkallë vendi.

Deri më tani në Francë janë shënuar 25,809 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 174,224 të infektuar.