Ekskluzive/ “AIK është super, por dhe Partizanin e dua shumë”, Asani flet për të ardhmen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Futbollisti i skuadrës së Partizanit, i cili që prej janarit është huazuar nga skuadra e AIK Stockholm ka treguar eksperiencën e tij në Suedi, që nga marrëdhëniet e ecuria me klubin deri te mënyra se si është duke e përballuar situatën e koronavirusit.

Në një intervistë për Gazetën Fjala, ai ka folur për kontratën me AIK, si dhe ka treguar se ëndërron të luaj në dy skuadra të mëdha siç janë Barcelona ose Arsenali.

Asani ka shprehur dëshirën e madhe për të vijuar rrugëtimin e tij në botën e futbollit me skuadrën suedeze, por në të njëjtën kohë nuk ka harruar të shprehë dashurinë e madhe që ka për Partizanin.

I pyetur për kampionatin në Shqipëri dhe se cilën skuadër shikon si pretendente kryesore për titull, 24-vjeçari ka theksuar se duke parë ecurinë Tirana e meriton, por duke mos iu ndarë zemra nga të kuqtë sulmuesi ka theksuar se pavarësisht gjendjes ku ndodhen momentalisht Partizani është ekipi më i mirë.

Intervista:

A mund të na flasësh pak për situatën e krijuar nga koronavirusi në Suedi, pasi nga raportimet deri në këto momente duket se është nga të paktët vende që nuk ka qenë në karantinë?

Situata është shumë ndryshe këtu. Të gjithë janë të lirë të dalin në çdo moment, të gjitha lokalet janë të hapura, jemi duke zhvilluar stërvitje me ekipin si normalisht, jeta vazhdon me të njëjtat ritme.

Si ka qenë kjo periudhë për ty atje, si e ke kaluar kohën? Na trego pak se si je stërvitur ti?

Normal që ishte e vështirë, erdha te një klub shumë i madh. Më kanë pritur shumë mirë, këtu të gjithë lojtarët dhe klubi janë treguar miqësor. Jemi duke bërë stërvitje ditë për ditë me ekipin, megjithatë kam punuar edhe vetëm. Duhet të them se falë zotit gjithçka deri në këto momente ka shkuar mirë dhe besoj se do shkoj akoma më mirë në të ardhmen.

Si ishte të kaloje në një kampionat të huaj, a pate vështirësi në komunikim dhe përshtatje në stërvitje?

Normale është pak e vështirë në fillim sa t’i njohësh mirë lojtarët, por u ambientova shumë shpejt dhe më ka ndihmuar shumë një shokë. Deri në këto momente nuk kam pasur probleme dhe besoj se çdo gjë do shkoj mirë dhe në të ardhmen.

Si u prite nga tifozët e klubi, na flit pak për marrëdhënien me shokët e skuadrës dhe trajnerin.

Siç të thash më kanë pritur shumë mirë si lojtarët ashtu edhe i gjithë klubi, i cili duhet theksuar që është një klub shumë i madh. Tifozët më kanë afruar akoma më shumë, tifozeria këtu është super japin spektakël dhe mezi po pres të fillojë kampionati që të luajmë sërish dhe t’i shoh tifozët duke na mbështetur.

Si ishte të luaje për AIK Stockholm deri në momentin e ndërprerjen së kampionatit?

Ishte një kënaqësi shumë e madhe për mua sepse kam ardhur te një klub me traditë dhe ishte një eksperiencë ndryshe, mendoj se dhe në vijim gjërat do shkojnë siç duhet.

Na flit pak për ndryshimet midis kampionatit shqiptar dhe atij Suedez.

Ka shumë ndryshim të madh do thoja, këtu ka shumë ekipe të forta dhe kokurrenca është në një nivel tjetër. Gjithçka është shumë më përpara se në Shqipëri, kampionati është shumë i fortë, por edhe shumë i bukur njëkohësisht.

Kohët e fundit në media janë duke qarkulluar lajme se AIK Stockhol do e anulojë blerjen e kartonit tënd, mund të na e konfirmosh sa të vërteta janë këto fjalë dhe nëse po të na tregosh edhe arsyet?

Hahaha…Nuk është momenti tani të flas për këto gjëra, pasi jam i fokusuar këtu te kampionati dhe ndeshjet, jam duke u stërvitur për të performuar mirë, por së shpejti do flas dhe për lajmet që janë duke qarkulluar nëpër gazeta.

Midis Partizanit dhe AIK Stockholm kë do zgjidhje për të ardhmen tënde dhe pse?

Çdo lojtar do kishte qejf që të luante në Europë, në një klub të madh dhe unë tani jam te AIK. Këtu jam shumë i lumtur dhe më pëlqen shumë kjo skuadër, por duhet të theksoj se edhe Partizani është një klub shumë i mirë e me traditë. Kam kaluar shumë mirë të Partizani, si dhe nuk mund të harroj që ja dolëm të sillnim titullin pas shumë vitesh, pra edhe Partizanin e dua shumë.

A do doje të riktheheshe sërish në Shqipëri e të vazhdoje të luaje këtu, apo nuk do që të ndodhë më?

Qëllimi im është që të luaj në Europë me skuadrën e AIK Stockholm dhe nëse gjërat shkojnë siç kanë shkuar deri në këto momente atëherë do ishte shumë mirë. Por do shikojmë njëherë që të kalojë virusi dhe pastaj do jetë më e lehtë për të gjithë e do rikthehemi përsëri në ndeshje e në kampionat.

A ke pasur ndonjë komunikim me trajnerin e Kombëtares, Edi Reja, për t’u grumbulluar në ndonjë ndeshje?

Në fakt deri në këto momente nuk kam pasur asnjëherë komunikim me të.

Po nëse do të thërriteshe nga kombëtarja shqiptare dhe ajo e Maqedonisë së Veriut, cilën nga të dyja do zgjidhje dhe pse?

Nuk di të them një përgjigje të saktë tani, por do flas me menaxherin dhe babanë në qoftë se do ke oferta nga të dyja Kombëtaret, e pastaj do vendos, por aktualisht po fokusohem te klubi ku ndodhem tani për stërvitje e ndeshjet që të jem sa më në formë. Megjithatë duhet ta them që çdo ofertë që vjen e mirëpres.

Lexo edhe :  “Rilindje e lagjes 300-vjeçare të Zdrales”, Rama inspekton punimet

Cili është kampionati dhe skuadra e futbollit që të pëlqen më shumë dhe që e ke ëndërr për të luajtur për të?

Më pëlqejnë shumë disa kampionate, Suedia, Italia dhe Turqi janë shumë të mira të treja, ndërsa skuadra do zgjidhja Barcelonën ose Arsenalin janë ekipet më të mira deri tani, por tani siç thash jam i fokusuar te AIK.

Cilën skuadër sheh si pretendete të titullit për këtë vit në kampionatin shqiptar, përjashtojmë Partizanin pasi e dimë që do e zgjidhje atë, dhe pse?

Duke parë si kanë shkuar gjërat, Tirana e ka merituar që të jetë në vend të parë sepse kanë ecur shumë mirë në çdo ndeshje dhe pothuajse kanë marrë vetëm fitore, megjithatë unë them se Kukësi po ashtu ka një ekip shumë të mirë, ama skuadra më e mirë në Shqipëri është ajo e Partizanit. Partizani është shumë i mirë, por ka pasur një ngërç mund të them, megjithatë nëse rifillon kampionati besoj se kampioni do kthehet sërish te vendi ku duhet të jetë.

Po lojtari më i mirë në Superligën shqiptare cili është sipas teje (një emër të lutem)?

Për mua dy janë lojtarët më të mirë e jo një. Ata janë Alban Hoxha dhe Lorenc Trashi. Trashi është super lojtar që gjithmonë bën diferencën në çdo ndeshje, ndërsa Albani është portieri më i mirë që luan në Shqipëri, ata janë të parët.

Mund të rendisësh disa ndryshime që e rrëzuan shumë Partizanin e këtij sezoni nga ai që ishte vjet?

Mendoj se humbja e derbit të parë i ndokoi shumë Partizanit, në një farë mënyre lojtarët u prekën, por Partizani ështënjë ekip shumë i mirë dhe besoj se do të ngrihen prap fuqishëm nëse do të rifillojë kampionat. Vjet ishim ekip shumë i fortë kishim një treshe të fuqishme në sulm, një mesfushë të fort dhe një mbrojtje shumë rezistente, ndaj dhe arritëm të fitonim titullin. Mund të them që ekipi që ishte vitin e kaluar kishte një nivel tjetër dhe ishte shumë i mirë nga ekipi që ka Partizani tani.

A mendon se largimi i Skënder Gegës ishte shkaku kryesor dhe nëse po pse, çfarë ndryshoi ai te Partizani?

Ndoshta ka ndikuar pak sepse vjet u mësuam shumë me Gegën dhe gjithçka shkoi mirë prej tij, por besoj se një ditë ai do të rikthehet sërish te Partizani për t’i ndihmuar dhe nëse ndodh do i ndihmojë vërtetë shumë.

Po vendimi që la jashtë fushave Esat Malën për disa muaj a t’u duk i drejtë?

Nuk mund të flas unë për këto gjëra, pasi i takojnë klubit të flas për këto gjëra dhe të vendosë për çdo lojtar dhe jo vetëm për Malën.

Rikthehemi te tema kryesore, kontrata jote me Partizanin mbaron në verën e 2021, nëse do të ofronin rinovim a do pranoje?

Kam ende kontratën me Partizanin, por këtu në Suedi te AIK gjërat janë duke shkuar shumë mirë dhe nëse do firmos këtu do jem shumë i lumtur sepse më pëlqen shumë kampionati dhe klubi ku ndodhem, por është akoma herët për të folur për rinovim, besoj se duhet që njëherë të kalojë kjo situatë e vështirë ku ndodhemi të gjithë, pastaj të vendosim e flasim për këto gjëra.

Përveç AIK Stockholm, a ka ndonjë skuadër tjetër të huaj që ka shprehur interes për blerjen e kartonit tënd?

Kam pasur oferta nga disa shtete të tjera e klube të mira, por pavarësisht atyre mendoj se tashmë për mua ka rëndësi e ardhmja te AIK, si dhe ja kam lënë gjithçka në duar menaxherit është duke u marrë ai me ofertat që vijnë nga klubet e tjera për mua. Vetë dua të jem i qetë e i fokusuar te kampionati.

Le të flasim pak për jetën personale, a ke ndonjë person pranë teje në këto momente?

Hahaha jo për momentin nuk kam një person të veçantë.

Diçka të fundit që do doje ta thoje për ne duke parë situatën ku ndodhet e gjithë bota për shkak të koronavirusit, por edhe ndonjë sekret që do doje ta ndaje në këto momente?

Faleminderit!

U them të gjithëve që të kenë sa më shumë durim, ky virus do kalojë shumë shpejt dhe gjërat do normalizohen, ndaj durim.

Jasir Asani është sulmues i skuadrës së Partizanit, i cili që prej 7 janarit është huazuar me të drejtë të blerjes së kartonit nga klubi suedez i AIK Stockholm. Asani ishte një nga emrat kryesorë që çuan drejt titullin kampion ekipin e kuq sezonin e kaluar. Këtë sezon ai ka luajtur në 14 takime dhe ka shënuar vetëm 3 gola dhe nuk ka dhënë asnjë asist, rezultat i ulët ky nëse do të krahasohet me atë të para një viti, kohë në të cilën ai u aktivizua në 33 ndeshje dhe realizoi 8 gola si dhe dha 5 asiste.

Aktualisht vlera e kartonit të 24-vjeçarit ka rënë në kuotën e 325 mijë eurove nëse do ta krahasojmë me atë të janarit të këtij viti që ishte 400 mijë euro. Kontrata e Asanit me Partizanin mbaron më 30 qershor të vitit 2021 dhe nuk është vendosur ende nëse do të blihet nga klubi i AIK Stockholm këtë verë.

/Nga Katerina Tafa/ Gazeta Fjala/ 

Të fundit

Kanceri që përhapet më shpejt/ Është i rrezikshëm dhe prek moshat e reja!

Kanceri i qafës se mitrës është nder kancerët që përhapet shumë lehtë dhe prek moshat e reja, pasi virusi...

“Po e detyrojnë Serbinë të njohë Kosovën”/ Rusia kërkon takim urgjent me Vuçiç

Rusia kërkon konsultime urgjente me Serbinë pas sanksioneve amerikane. Ministri i jashtëm, Sergej Lavrov, thotë se shpreson që të marrë shumë shpejt një përgjigje...

Kur ka nisur fushata e parë kundër duhanit?

Nazistët promovuan fushatën e parë kundër duhanit sepse ishin të shqetësuar për shëndetin dhe higjienën e arianëve. Në fakt, duke filluar nga vitet 1930, kanceri i mushkërive ,...

Ç’po ndodh mes presidentit e qeverisë?/ “Koka” e Vuçiç do të varet në referendum

Fati i Aleksandër Vuçiç si president i Serbisë do të varet në një referendum. Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiç, gjatë të mërkurës do të...

Si ishte karta e identitetit të romakëve të lashtë?

Në Romën e lashtë, për të demonstruar se ishe qytetar romak , para së gjithash, duhej ta deklaroje në frazën rituale " Civis Romanus sum ". Ajo u shqiptua...

Lajme të tjera

Web TV