Itali/ Regjistrohen 1,401 të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit, vdesin 274 persona

Vazhdon të rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Itali. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 274 viktima dhe 1,401 të infektuar.

Ndërkohë, numri total i viktimave është 29,958 dhe numërohen gjithsej 215,858 të infektuar.

Deri më sot rezultojnë 96,275 pacientë të shëruar nga Covid-19 në Itali dhe janë 3,030 pacientë të shëruar në 24 orët e fundit.
Në repartet e terapisë intensive në 24 orët e fundit janë regjistruar 22 pacientë më pak.