Plasi në UT! Mish-mash akademik, zgjedhjet përçajnë profesorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kaos në Universitetin e Tiranës. Zgjedhjet e reja për rektorin, anëtarët e Senatit, dekanët e Fakulteteve dhe shefat e Departamenteve, futen në ngërç sa ligjor, aq edhe “kulisash”. Rektori Mynyr Koni shkarkon nga detyra kryetaren e KIZ-it (Komisionit Institucional të Zgjedhjeve). Koni dhe Keta akuzojnë njëri-tjetrin për veprime të kundërligjshme. Si mund të zgjidhet situata? Reagojnë ekskluzivisht për gazetën “Fjala” zëvendësministri i Arsimit, Olti Rrubullaku, dhe dekani i Shkencave të Natyrës, Spiro Drushku.

Nga Ina Allkanjari

Pesë pedagogë të Universitetit të Tiranës, njëkohësisht anëtarë të Komisionit Institucional të Zgjedhjeve (KIZ), janë shkarkuar nga detyra ditën e djeshme nga rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.  Kjo është situata e fundit e një kakofonie të madhe që ka përfshirë Univesitetin e Tiranës, ku lufta mes grupimeve, vendime të dyshimta, shkarkime, por edhe njëfarë apatie e Ministrisë së Arsimit, lidhet pikërisht me zgjedhjet e reja për autoritet drejtuese dhe anëtarët e Senatit Akademik të UT-së. Një pjesë shprehet se ato duhet të shtyhen për shkak të pandemisë së koronavirusit, ndërsa të tjerë, duke iu referuar ligjit, theksojnë se mandati i tyre ka përfunduar dhe duhet të zhvillohen zgjedhjet brenda datës së përcaktuar. Një ndër emrat e prekur nga vendimi i shkarkimit të menjëhershëm është Majlinda Keta, e cila është njëkohësisht kryetare e KIZ-it. Rektori i UT-së, duke përdorur emërtesën Rektorati (që nuk përbëhet vetëm nga rektori) përmes një shkrese zyrtare të firmosur nga Mynyr Koni, argumentoi shkarkimin e pedagogëve: “Mosrealizimi i urdhrave dhe porosive të dhëna nga rektori i Universitetit të Tiranës, si dhe shkelja e rregullave të Covid-19”. Në stafet pedagogjike, që nënkuptohet “elita” e vendit, “virusi” i vërtetë duket se nuk është “COVID-19”, por përplasja mes profesorëve për postet drejtuese që mbetet “sëmundje kronike” në vitet e fundit. Një pjesë kërkon të shtyhen zgjedhjet për të mbajtur postet që kanë, (me argumentin se pandemia i kushtëzon), ndërsa pjesa tjetër kërkon zbatimin rregullores për të zgjedhur brenda afatit të përcaktuar drejtuesit e rinj. Zyrtarisht rektori Koni konsideron “shkeljen e rregullave të pandemisë” shkak për shkarkimin e pedagogëve, Majlinda Keta, Bernard Dosti, Oriona Muçollari, Ardian Doka dhe Eglantina Gishti. “Zgjidhje e menjëhershme e kontratës së punës për arsye të mosrealizimit të urdhrave dhe porosive të Rektorit të Universitetit të Tiranës, në mënyrë të përsëritur, pavarësisht shpjegimeve dhe arsyetimeve ligjore, të argumentuara ligjërisht, duke mos realizuar në këtë mënyrë detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat që keni pasur. Është shkelur në mënyrë flagrante rregullorja për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet dhe Senatin Akademik të UT, duke përgatitur, firmosur dhe dërguar me e-mail edhe në formë shkresore dokumente, të cilat janë në shkelje të rregullores”, thuhet në vendim. Por burime të brendshme nga dy institucionet në “përplasje” Rektorat_KIZ, shprehen se në cilësinë e kryetares së KIZ-it, Keta i ka shkruar zyrtarisht rektorit duke e informuar se po u mbaron mandati dhe është detyrim ligjor që të zgjidhet KIZ-i i ri. Anëtarët e rinj të këtij institucioni duhet t’i zgjidhte Senati, por mbledhja e Senatit thirret nga rektori, në cilësinë e kryetarit të tij, çka nuk është bërë nga Koni. Qëllimi, sipas disa profesorëve, është bllokimi i zgjedhjeve, për të zgjatur sa të jetë e mundur qëndrimin në post. Nëse nuk aplikohet në kohë për shpalljen e kandidatëve, kjo do të fusë në kolaps të gjithë procesin zgjedhor.

Reagimi i kryetares së KIZ-it

Pas vendimit të rektorit të Universitetit të Tiranës për shkarkimin e saj nga detyra, ka reaguar pedagogia Majlinda Keta. Lektore pranë Departamentit të Filozofisë në Universitetin e Tiranës që nga viti 2008, Keta e cilësoi këtë vendim një akt të pavlerë. Sipas saj, zgjidhja e menjëhershme e kontratës së punës është kompetencë ekskluzive e Senatit Akademik dhe jo e rektorit. “Rektori i UT-së nuk mund të zhbëjë një institucion të zgjedhur duke pushuar nga puna anëtarët e tij. KIZ është një institucion i pavarur që ka detyrimin ligjor për të zhvilluar zgjedhjet në UT. Sipas ligjit për Arsimin e Lartë, neni 68, pika 2 zgjidhja e menjëhershme e kontratës së punës nuk është kompetencë ekskluzive e rektorit, por është kopetencë e Senatit Akademik, i cili nëpërmjet kërkesës së drejtuesit të Njësisë Bazë, ngre një komision Ad hoc, dhe vetëm atëherë kur ky komision propozon shkarkimin e personelit, rektori zgjidh marrëdhëniet e punës me UT”, u shpreh Majlinda Keta. Më tej ajo theksoi se ky akt i paprecedentë, i ka shkaktuar dëm të rëndë Arsimit të Lartë. “Me këtë akt të paprecedentë të një rektori të një IAL Publike, por jo të tillë për zotin Koni, ai i ka bërë një dëm të rëndë Arsimit të Lartë dhe imazhit të tij. Ky veprim i tij, përveçse është i dënueshëm administrativisht, përbën në mënyrë flagrante shpërdorim detyre të funksionarit publik, me pasoja të rënda për institucionin dhe personalisht, të parashikuara nga neni 248 i Kodit Penal. Rektori ka kryer vepër penale që prek zgjedhjet e lira në një sistem demokratik, duke kanosur me ndërprerjen e marrëdhënieve të punës anëtarët e zgjedhur  të Komisionit të autorizuar nga ligji per zgjedhjet në UT, parashikuar nga neni 325 i Kodit Penal”, theksoi Keta.

Lexo edhe :  Votuesja i ‘tërheq veshin’ Ramës/ Më shiko pak...! Shqipërinë e bën vetëm ky burrë!

Procedurat e regjistrimit në UT

Në një situatë ku universitetet gjenden në kolaps, ku prej disa ditësh tashmë rektori i Universitetit të Tiranës, Komisioni Institucional i Zgjedhjeve, pedagogë të ndryshëm, si dhe studentë mbajnë qëndrime të ndryshmë për sa i përket organizimit të zgjedhjeve për autoritetet drejtuese dhe anëtarët e Senatit Akademik, në disa fakultete kanë vijuar proceduarat e regjistrimit të kandidatëve për anëtar senati, nga personeli akademik dhe nga studentët. Konkretisht procedurat e regjistrimit deri më tani po zhvillohen në 5 fakultete të Universitetit të Tiranës. Bën përjashtim vetëm Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Një nga kandidaturat e mundshme për rektor në UT është ajo e Prof.Dr. Artan Hoxha, aktualisht dekan i Fakultetit të Drejtësisë. Kujtojmë se pak ditë më parë rektori i UT-së, Mynyr Koni, në një deklaratë publike reagoi lidhur me zërat se do të zhvillohen zgjedhje për autoritetet drejtuese dhe anëtarë të Senatit Akademik të UT-së. “Në media është lançuar lajmi se në Universitetin e Tiranës do të zhvillohen zgjedhje për autoritetet dhe anëtarë të Senatit Akademik të UT-së, kjo bërë me dije mediave nga një grup personash, që në fakt janë ish-anëtarë të Komisionit Institucional të Zgjedhjeve (KIZ) në Universitetin e Tiranës. Sqarojmë për mediat dhe mbarë opinionin publik se veprimi i kryer nga këta persona që në fakt, janë personel akademik i Universitetit të Tiranës, është një veprim i paprecedentë, krejtësisht në shkelje të ligjit të arsimit të lartë 80/2015”, u shpreh Koni.

Pedagogët e shkarkuar

Majlinda Keta

Bernard Dosti

Oriona Muçollari

Ardian Doka

Eglantina Gishti

-Universitetet/ Zv.ministri Rrumbullaku për “Fjala”: Do marrim vendim brenda javës

-Dekani i Fakultetit të Shkencave Natyrës: Nuk ka zgjedhje pa studentë

Të fundit

Dumani, Çela dhe Celibashi takim me ambasadorët

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 11 Majit, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, së bashku me kreun e...

Rrugëtimi i mëmësisë së Jorida Tabakut, ja frazat që e bëjnë më shumë krenare

“Mami” dhe “gocë Tirone” janë dy nga frazat që e bëjnë më së shumti krenare Jorida Tabakun. Duke u ndalur tek e para si...

“Jeta e tij ishte si një poezi”, Meshë për Papa Françeskun në Katedralen e “Shën Palit”

Një meshë në nder të Papa Françeskut po mbahet pasditen e sotme në Katedrale e “Shën Palit”, këtu në kryeqytet. Të gjthë besimtarët janë bashkuar...

Motori përplaset me fugonin e mallrave, mbetet i lënduar një person

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier- Levan. Një motomjet është goditur nga një furgon mallrash dhe si pasojë e përplasjes...

Qeveria propozon fshirje të borxheve tatimore më të vjetra se 10 vite për biznesin

Në një takim me biznesin qeveria propozoi një paketë të re të Paqes Fiskale, e cila përfshin faljen e detyrimeve tatimore dhe kamatëvonesave,...

Lajme të tjera

Web TV