Universitetet/ Zv.ministri Rrumbullaku për “Fjala”: Do marrim vendim brenda javës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

-Plasi në UT! Mish-mash akademik, zgjedhjet përçajnë profesorët

Teksa ka një kakofoni të madhe ligjore, interesash dhe përçarje të fortë mes institucioneve dhe drejtuesve të fakulteteve Ministria e Arsimit ende nuk e ka thënë fjalën e saj, pavarësisht se duhet të ishte ajo që do i vinte “vulën përfundimtare” të gjithë situatës aspak serioze të krijuar.

Zëvendësministri i Arsimit, Olti Rrumbullaku i pyetur nga “Gazeta Fjala”, se si do të proçedohet në një situatë të tillë u shpreh se ende nuk është marrë një vendim.

“Ne jemi ende duke e shqyrtuar shtyrjen e zgjedhjeve, vendimi do të merret këtë javë. Vendi është në një situatë që mund të vazhdojë për një kohë të gjatë, pasi nuk dihet ende sa do zgjasë. Kështu që kjo nuk është zgjidhje e lehtë”-tha ai.

Më tej, numri dy i Ministrisë së Arsimit la të kuptohet se gjithçka është në “dorë” të pandemisë, e cila kushtëzon zhvillimin normal sit ë zgjedhjeve, në fakultete, Rektorat dhe Senate ashtu edhe në zhvillimin normal të procesit mësimor.

“Situata mund të vazhdojë edhe një vit, ose ndoshta deri në zbulimin e vaksinës . Nuk ka një situatë perfekte për realizimin e zgjedhjeve pa u zbuluar vaksina, vendimi nuk është shumë I thjeshtë. Patjetër që studentët kanë ankesat e tyre, po nuk është e thjeshtë në një situatë të tillë”, u shpreh Zëvendëministri i Arsimit.

-Dekani i Fakultetit të Shkencave Natyrës: Nuk ka zgjedhje pa studentë

Të fundit

Deputetja shqiptare i jep fund beqarisë, ja si duket e veshur nuse

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike (PDK) Sala Jashari, i ka dhënë fund beqarisë ditën...

20 mln euro për modernizimin e fermave, 50% grant për aplikuesit deri më 30 shtator

Fermerët shqiptarë që zotërojnë ferma bujqësore apo blegtorale kanë tani mundësinë të përfitojnë nga një grant prej 50% për të modernizuar proceset e punës....

Shqipëria nën “pushtetin” e të nxehtit afrikan, sa do të shënojë termometri ditën e diel

Ditën e diel vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në tyë gjithë territorin, kryesisht...

Jahti luksoz i Abdullah bin Zayed Al Nahyan ankorohet në Dhërmi!

Ditën e sotme, jahti luksoz Opera në pronësi të sheikut Abdullah bin Zayed Al Nahyan,  Ministër i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe...

Momente dramatike në futboll, tifozët sulmojnë me fishekzjarre lojtarët në fushë

Futbolli bëhet gjithnjë e më i dhunshëm në shkallët e stadiumeve. Momente dramatike në fund të ndeshjes së futbollit bolivian midis The Strongest dhe Blooming. Në fishkëllimën...

Lajme të tjera

Web TV