“Data e zgjedhjeve në Universitete shtyhet deri në një moment të dytë”, Ministrja e Arsimit publikon urdhrin

Besa Shahini universitetet

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka publikuar urdhrin e shtyrjes së datës së zgjedhjeve në Universitete, me qëllim sigurimin e një pjesëmarrjeje më gjithëpërfshirëse e studentëve.

Debatin lidhur me datën e shtyrjes së zgjedhjeve e ka ndjekur nga afër ‘Gazeta Fjala’.

“Data e zgjedhjeve për organet drejtuese të IAL-ve shtyhet deri në një moment të dytë kur mund të sigurohet pjesëmarrje më gjithëpërfshirëse e studentëve”, ndërsa thekson se “Procesi përgatitor i zgjedhjeve duhet të vazhdojë në mënyrë që IAL-të të jenë gati të fillojnë fushatën zgjedhore menjëherë pas shpalljes së datës”, shprehet Shahini.

Më tej Ministrja thotë se “Shpresoj që ky urdhër të mundësojë kthimin e vëmendjes së udhëheqësve të arsimit të lartë publik tek planifikimi i mbylljes së suksesshme të vitit akademik për studentët. #PaktiPërUniversitetin”.