Shefi i OKB-së: COVID-19 ka çliruar urrejtje e ka bërë “koka turku”

Shefi i OKB-së Antonio Guterres ka deklaruar këtë të premte se pandemia COVID-19 ka nxitur rritjen e gjuhës së urrejtjes, kryesisht ndaj komuniteteve aziatike dhe myslimane.

Për këtë arsye Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për solidaritet global nga ana e popullsisë  për t’i bërë ballë urrejtjes ndaj komuniteteve të caktuara.

Sipas sekretarit të përgjithshëm të OKB-SË, Guterres  shtresa të ndryshme shoqërore po bien pre e sulmeve për shkak të prejardhjes apo pse shërbejnë në vijën e parë të betejës me virusin.

“Pandemia ka çliruar një cunami urrejtjeje dhe ksenofobie, ka bërë “kokash turku” dhe ka ngritur alarm. Gazetarët, informatorët, profesionistët e shëndetit publik dhe aktivistët e të drejtave të njeriut po ashtu po sulmohen thjesht pse po bëjnë punën e tyre,” deklaroi ai.

Këto komente vijnë vetëm një ditë pasi Kina deklaroi se ishte e gatshme për bashkëpunim të hapur me OBSH-në për të hetuar origjinën e koronavirusit.

Gjithashtu Guterres bëri apel për liderët politikë të cilët duhet të tregojnë solidaritet me popullin e tyre për ta vënë vëmendjen  tek institucionet arsimore dhe edukimin virtual të audiencave në një frymë jo ekstremiste . Kjo çon në fshirjen e postimeve raciste në mediat sociale.

Më herët pandemia e COVID-19 u cilësua nga shefi i OKB-së si një krizë njerëzore e cila kurrsesi nuk duhet të jetë pretekst i shteteve autoritare për shkeljen e të drejtave të njeriut./l.m/

Burimi: The Guardian, Përshtati: Fjala