Shkel masat e Covid-19, Salianji organizon takime me shumë njerëz

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka shkelur masat e vendosura nga qeveria ndaj situatës së krijuar nga Covid-19 dhe ka grumbulluar një sërë njerëzish në qytetin e Lushnjës, duke i vënë ata në rrezik.

Salianji, u takua në Lushnjë me shumë fermerë që ngrenë zërin kundër braktisjes nga qeveria në kohën më të vështirë për ta. Bujqësia është sektori që nuk ka marrë asnjë qindarkë ndihmë nga qeveria, megjithëse, siç theksoi Ervin Salianji në regjistrat e shtetit llogariten si të punësuar rreth 461 mijë persona.

“Qeveria nuk flet për sektorin bujqësor. Bujqësia është në gjendje të mjerueshme në të gjithë vendin. Ne kërkojmë që të kthehet vëmendja tek fermerët dhe sektori bujqësor, që është një nga pjesët më të rëndësishme të ekonomisë së vendit”- theksoi Ervin Salianji gjatë bashkëbisedimit me fermerët, të cilët thanë se të gjithë ishin me kredi dhe ishin zhytur akoma më keq në borxhe këto dy muaj.

“Nafta është shumë e shtrenjtë dhe e paguajmë njësoj si karburantin e makinës së Edi Ramës”- u shpreh një fermer, ndërsa një tjetër i revoltuar tha se “qeveria nuk ka na ka fare në listë. Nuk na ka as për gjë, rrojmë apo nuk rrojmë.”. “Nuk marrin subvencion. Ka nxjerrë policët, ka bllokuar tregjet që fermerët të mos dalin e të shesin.”- tha një fermer tjetër. Salianji ndau të njëjtin mendim me fermerët se kjo situatë e rënduar vjen për shkak të dorëzimit të ekonomisë tek pak klientë të Edi Ramës.

“Ekonominë e kontrollojnë 2-3 oligarkë. U jep naftën, edhe portet, ndërtimin, shpërndarjen, magazinimin. Shqipëria punon për 10 vetë, ndërkohë që 3 milionë të tjerë vuajnë”-tha Salianji, i cili e krahasoi qeverinë Rama me një katastrofë. “Në çdo sektor thonë që Rama është bërë më keq se virusi. Ata tremben më shumë nga katastrofa Rama, sesa nga virusi i koronës.”- u shpreh Salianji, ndërsa një fermer i revoltuar nga mungesa e hershme e mbështetjes nga qeveria tha se “Virusi ka 8 vjet, që kur ka ardhur Edi Rama në pushtet”.

Lexo edhe :  "Nënë, nesër bëhem kryeministër!" Reagimi i së ëmës së Ramës: "Jep dorëheqjen ose..."

Të fundit

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Lajme të tjera

Web TV