Studimi i OBSH tregon sa njerëz do vdesin në një vit, kulmi do arrihet në këtë vend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Botërore e Shëndetit thotë se pandemia e virusit vdekjeprurës COVID -19 do të kërkojë disa vite dhe më pas do fillojë të zbehet në kontinentin Afrikan. Në një shkrim të prestigjiozes “The Guardian” citohet se në vitin e ardhshëm COVID-19 parashikohet të marrë 190 mijë jetë njerëzisht në Afrikë.

OBSH paralajmëroi muajin e kaluar se brenda gjashtë muajve në këtë kontinent mund të ketë rreth 10 milionë infeksione, ndërsa ekspertët theksojnë se ndikimi i pandemisë në popullsi do të varet shumë nga menaxhimi i situatës që do të bëjnë qeveritë.

Një studim i OBSH, publikuar këtë javë parashikon që 29 deri 44 milionë njerëz mund të infektohen në vitin e parë të shpërthimit të pandemisë nëse masat e kufizuese të marra deri më tani dështojnë. Studimi përfshinte 47 vende në Rajonin Afrikan me një popullsi totale prej një miliard.

“COVID-19 mund të kthehet në një ‘ndeshje’ në jetën tonë për vitet që vijnë nëse nuk menaxhohet mirë situata nga shumë qeveri në rajon. Ne kemi nevojë për të gjurmuar, izoluar dhe trajtuar rastet e infeksionit”, tha Dr Matshidiso Moe, drejtor i rajonit të Afrikës, në Organizatën Botërore të Shëndetit.

“Ne vlerësojmë se kjo pandemi do të arrijë kulmin në kontinentin Afrikan nga katër deri në gjashtë javë që nga shpërthimi i saj”, u tha Moe gazetarëve të enjten.

Shumica e vendeve në Afrikë kanë marrë masa shtrënguese, çka duhet se kanë ngadalësuar përhapjen e virusit.

“Ne duhet ta pranojmë që qeveritë afrikane po bëjnë shumë,” tha Stephen Karingi, drejtor i Komisionit Ekonomik të KB, për Afrikën, duke vazhduar: “Parashikimet ishin që ne aktualisht do të ishim në një situatë lufte, por për shkak të masave të marra nga qeveritë dhe komunitetet, shkalla e transmetimit është më e ulët se sa është konstatuar diku tjetër”.

Lexo edhe :  Kopshti Zoologjik i Pragës përdor akull për të “freskuar” kafshët nga i nxehti

Sidoqoftë, është e paqartë se sa efektive kanë qenë masat në disa vende të kontinentit dhe ekziston shqetësimi për nivelin e testimit të kryer.

Afrika ka realizuar një numër të konsiderueshëm testimesh në disa rajone, por ende qëndrojnë dyshimet se statistikat zyrtare nuk pasqyrojnë përhapjen e vërtetë të pandemisë në këtë kontinent.

Më shumë se 51 mijë njerëz në Afrikë janë infektuar dhe 2.012 kanë vdekur. Numri i përgjithshëm i rasteve të infeksionit është rritur ndjeshëm gjatë javës së kaluar./Fjala.al/

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV