Vdes nga koronavirusi ish-ministri grek i Shëndetësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhimitris Kremastinos, ish-ministri grek i Shëndetësisë ka humbur jetën nga koronavirusi, duke rritur kështu bilancin viktimave nga kjo sëmundje e rrezikshme në vendin fqinj.

Deri në këto momente totali i viktimave në vendin fqinj ka shkuar në 150,ndërsa rasti në fjalë preku të gjithë opinionin publik.

Kremastinos kishte më shumë se 1 muaj që qëndronte i shtruar në spital dhe pati komplikacione në rrugët e frymëmarrjes.

Ai ishte mjek në profesion, ndërsa ka qenë ministër në qeverinë e Pasok dhe deputet i zonës së Dodekanezit në parlamentin grek.

Në opinionin publik njihej si një prej njerëzve në të aftë në fushën e shëndetësisë dhe bëri një reformë të fortë dhe tepër pozitive në shërbimin shëndetësor grek.

E gjithë klasa politike greke shprehu ngushëllimet e saj për vdekjen e tij./Fjala.al/

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV