Dita e Europës, Balla: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, qëllim strategjik kombëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka dhënë mesazhin e tij për Ditën e Europës.

Sipas Ballës kjo ditë e gjen Shqipërinë në një moment të rëndësishëm lidhur me fillimin e negociatave drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Për kreun e grupit parlamentar të PS, procesi i integrimit Europian gëzon mbështetjen e të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Mesazhi i plotë:

Sot është Dita e Europës

Shqipëria është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme që Bashkimi Evropian dhe shtetet e tij anëtare i kanë dhënë vendit tonë në përmbushje të reformave të ndërmarra për konsolidimin e shtetit të së drejtës, forcimin e institucioneve dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Kjo ditëlindje e Bashkimit Europian e gjen Shqipërinë në një moment të rëndësishëm lidhur me fillimin e negociatave drejt anëtarësimit me të drejta të plota në Bashkimin Evropian, një qëllim strategjik kombëtar i Shqipërisë, si një vend që synon konsolidimin e demokracisë, respektimin e parimeve të shtetit të së drejtës, të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të bashkëpunimit reciprok, të transparencës, të gjithëpërfshirjes dhe të ekonomisë funksionale të tregut, të cilat përbëjnë vlerat e përbashkëta mbi të cilat është themeluar Bashkimi Evropian.

Procesi i integrimit Europian gëzon mbështetjen e plotë të qytetarëve shqiptarë./fjala.al

Të fundit

Shoku i tij shqiptar u vra në Belgjikë, Van Damme shpreh ngushëllimet

Aktori i njohur Jean Claude Van Damme ka shprehur hidhërimin e tij për vrasjen e Ndue Mylyshit disa ditë...

Të rinjtë shqiptarë nuk po ndjekin pasionet, duan degë me fitime të mëdha

Për të dytin vit radhazi, degët e informatikës dhe inxhinieritë janë programet më të kërkuara nga të rinjtë për të vijuar studimet e larta...

Çfarë po bën një elefant albino i varrosur në Vatikan?

Elefanti Albino i Vatikanit – Historia e Hanonit Një dhuratë mbretërore për Papën Në vitin 1514, Papa i ri Leoni X (nga familja e fuqishme...

U përplas nga makina në Pogradec, ndërron jetë e moshuara

Ndërron jetë rrugës për në spitalin e Traumës, e moshuara Manushaqe Gjoka, e cila u përplas në aksin Pogradec – Lin mëngjesin e sotëm. Burime...

Trump patrullon rrugët e Uashingtonit, u çon ushtarëve pica dhe hamburgera

Të enjten Donald Trump bëri një vizitë tek ushtarët e dislokuar në Uashington, duke i siguruar ata se operacioni i tij për të rivendosur rendin në...

Lajme të tjera

Web TV