Politika post-Covid/ Kush humbi dhe kush fitoi nga epidemia?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Epidemia e koronavirusit krijoi një pakt disajavor paqeje në skenën konfliktuale politike në vend, duke lënë në mes planin opozitar për zgjedhje të parakohshme . Çfarë fituan dhe humbën palët gjatë menaxhimit të epidemisë dhe me çfarë sfidash do të përballen pas covidit? Rimëkëmbja ekonomike, Reforma Zgjedhore dhe negociatat me BE-në do të sjellin marrëveshje apo konflikte të reja? Flasin për gazetën “Fjala”, analistët Roland Qafoku, Skënder Minxhozi dhe Apollon Baçe.

Nga Blerina Gjoka

Kur po mbyllet java e 10-të e izolimit të vendit për shkak të epidemisë Covid-19 dhe po mendohen rrugët e rihapjes së jetës normale, politika ka nisur të mendojë rikthimin në fushëbetejën e saj, ku loja nuk luhet për jetën, por për pushtetin. Gjatë këtyre javëve patëm një armëpushim mes palëve, u harruan përbetimet e presidentit për mbrojtje të Kushtetutës dhe presioni i opozitës për të shkuar në zgjedhje të parakoshme.  Të gjithë skenarët që luheshin para datës 10 mars duket se kanë rënë. Tashmë, politika do të përballet me një botë të re, me një shoqëri të re e, siç paralajmërojnë ekspertët, edhe me një krizë të re, atë ekonomike.

Kur epidemia e ka kaluar fazën e panikut, palët po bëjnë bilancin se sa humbën e fituan politikisht prej saj. Kryeministri Edi Rama beson se me menaxhimin e krizës ka fituar, por suksesi i tij duket i paplotë, pasi qeverinë e tij e pret menaxhimi i krizës ekonomike që shkaktoi izolimi disajavor. Nga ana tjetër, kundërshtarin e tij Lulzim Basha epidemia e shpëtoi nga basti që kishte vënë me veten për zgjedhjet e parakohshme, duke i dhënë kohë ta rinisë betejën e tij aty ku e kishte lënë para se të niste epidemia.

Situata post-covid e përball politikën me një vit elektoral, kur socialistët në pushtet kërkojnë një mandat të tretë, ndërsa opozita që lufton për të ardhur në pushtet në kushte të pafavorshme, gjendet jashtëçdo pushteti pas lënies së mandateve parlamentare dhe bojkotimit të zgjedhjeve lokale.  Gurët kanë nisur të luhen që tani, akoma pa mbaruar gjendja e fatkeqësisë natyrore. Por ende nuk dihet çfarë do të sjellë vera, ku palët do të duhet të bashkëpunojnë nën kushtet e Brukselit për të vijuar çeljen e negociatave me BE-në, një lajm i shumëpritur i cili kaloi pa euforinë që meritonte në kulmin e izolimit të vendit.

Lexo edhe :  Media britanike: Riviera Shqiptare, parajsa e plazhit me 300 ditë diell në vit

Kryeministri Edi Rama ka hequr dorë nga protagonizmi i përditshëm në të gjitha format e mjetet për të luftuar koronavirusin dhe ka nisur të zbresë në terren, duke inspektuar ndërtime rrugësh dhe stadiumesh. Kjo tregon se  frika e tij dhe e qeverisë për epideminë ka kaluar, pavarësisht se vijon të mbajë në fuqi shtetrrethimin e disa qyteteve me orar lëvizjeje dhe masa të tjera. Nga ana tjetër, opozita, e cila në fillimet e epidemisë u vu në shërbim të situatës, duke propozuar paketa për menaxhimin e saj, të cilat shiheshin si një lloj opozite mbështetëse për masat e qeverisë, ka nisur sulmet ndaj Ramës, duke e akuzuar për autoritarizëm.

Të hënën palët do të ulen për të gjetur një marrëveshje për reformën zgjedhore, një kusht thelbësor për të ecur me zhvillimin e zgjedhjeve të reja. Por, opozitës do t’i duhet që krahas marrëveshjeve në tavolinë të luftojë  për të forcuar elektoratin e saj. Të gjithë po futen në një fazë të re ku politika nuk ka shkelur më parë, duke llogaritur se dhe shoqëria ka ndryshuar dhe duhet një qasje e re për të fituar mbështetjen e saj.

Çfarë na pret në skenën e re politike post-covid? Gazeta “Fjala” sjell më poshtë analizat e gazetarit Roland Qafoku, analistit Skënder Minxhozi dhe akademikut Apollon Baçe.

Skënder Minxhozi: Covid-i ka ridimensionuar jetën tonë, ekonomia mbetet primare

Roland Qafoku: Pas izolimit politika do të mprehë “thikat”

Apollon Baçe: Fatkeqësitë natyrore – dhuratë që u bën natyra diktatorëve

Të fundit

17 vjeçari në Gjirokastër ishte trajtuar nga psikologia e shkollës, nis hetimi

17-vjeçari Veip Peçi, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Valare në Gjirokastër ditën e sotme....

Turizmi i “uritur” për punëtorë, operatorët: Kemi rritur pagat por kemi sërish vende bosh

Në prag të nisjes së sezonit të plazhit, bizneset turistike po përpiqen të plotësojnë vendet e lira të punës. “Ka nevojë për menaxherë, kamerierë dhe...

Koktej molotovi, kallashnikovë dhe plagosje/ Pashkët kthehen në një zonë lufte në Greqi

Festa e Pashkës u kthye këtë vit në makth, Pashkët e këtij viti u shënuan nga një sërë incidentesh nga përdorimi i kontrolluar i...

Pashkët e 2025 konfirmohen si ndër më të shtrenjtat e dekadës: Si po ndryshon konsumi!

Pashkët e vitit 2025 konfirmohen si ndër më të shtrenjtat e dekadës. Përballë një inflacioni të qëndrueshëm dhe të gjithanshëm, familjet europiane përballen me zgjedhje...

Si t’i bëni fëmijët tuaj të rrinë urtë në restorant, ja 10 mënyra

1. Duhet patur parasysh se fëmijët janë për prindërit në qendër të botës. Por është më mirë për qetësinë kolektive që të mos ketë shumë...

Lajme të tjera

Web TV