Skënder Minxhozi: Covid-i ka ridimensionuar jetën tonë, ekonomia mbetet primare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

-Politika post-Covid/ Kush humbi dhe kush fitoi nga epidemia?!

Epidemia e koronavirusit ka ndryshuar skenën politike dhe gjithë shoqërinë shqiptare duke na vënë përballë një bote të panjohur, por dalja nga kjo situatë do të të duhet të ketë si objektiv primar rimëkëmbjen e ekonomisë, thekson analisti Skënder Minxhozi. Sipas tij, menaxhimi nga ana e qeverisë ishte i duhuri, por politika duhet të fokusohet te menaxhimi krizës.

Gjendjes së izolimit të jetës për shkak të epidemisë në vend duket se po i vjen fundi dhe politika pritet t’i rikthehet normalitetit. Madje, kryeministri Rama e ka “harruar” koronavirusin dhe ka nisur të inspektojë ndërtimet e rrugëve e stadiumeve. Si e mendoni skenën politike pas Covid-it?

Pas krizës së Covid-it nuk ka për të ndryshuar vetëm skena politike, por e gjithë shoqëria shqiptare. Shoh që po hyjmë në një botë krejt të panjohur raportesh njerëzore, sociale, ekonomike e politike. Mendoj se frika për jetën ka ridimensionuar shumë aspekte që deri dje shiheshin si shumë të rëndësishme. Primare pas daljes nga tuneli i epidemisë mbetet ekonomia. Kemi marrë një goditje afatgjatë, të cilën do ta ndiejmë për shumë vite.

Çfarë fitoi e çfarë humbi Rama nga menaxhimi i situatës së epidemisë?

Vështirë të thuash se dikush ka fituar diçka nga pandemia. Qoftë kjo dhe qeveria, e cila u detyrua të menaxhojë një situatë komplekse. Megjithatë, në një aspekt të ngushtë politik kam përshtypjen se kryeministri ka bërë gjënë e duhur në kushtet specifike të Shqipërisë, duke imponuar një listë rregullash spartane gjatë mbylljes. E kjo, së bashku me rezultatet që solli në ruajtjen e jetëve, mund të quhet një fitore reale.

Po opozita, a e shfrytëzoi këtë moment për të forcuar pozitat e saj, çfarë duhej të bënte ndryshe sipas jush?

Lexo edhe :  Ndahet nga jeta në moshën 58 vjeçare ish-kreu i kadastrës, Artan Lame

Opozita mendoj se ka mbajtur një qëndrim normal oponence dhe suporti formal ndaj masave të krizës. Kemi pasur shumë “opozita” gjatë pandemisë. Ajo e Bashës, e cila ka qenë kritike, ka ofruar propozime e teza të caktuara,por pa nxitur në shkeljen e kuadrit të rregullave në fuqi. Më pas ka qenë oponenca e një pjese opozitarësh që kanë folur në mënyrë të turpshme për fshehje kufomash. Në fund ka qenë presidenti, i cili e kuptoi se kjo betejë kërkon dorë te hekurt dhe që bëri gjënë e duhur duke përkrahur strategjinë e mbylljes së fortë.

Reforma zgjedhore, negociatat me BE-në e plotësimi i kushteve të Brukselit janë disa sfidat që e presin politikën tonë, sa e gatshme është ajo të përballet me to, a do jetë ky viti i marrëveshjeve apo i thellimit të konfliktit?

Për vitin politik është herët të flitet. Perspektiva e zgjedhjeve të parakohshme u arkivua, negociatat morën dritë jeshile, kurse pjesa tjetër e agjendës, besoj, do të ndjekë zhvillimet konkrete në javët e ardhdhme. Ka për të qenë një vit politik i fokusuar në menaxhimin e krizave, më shumë sesa te reformat e tjera./ Fjala.al

-Roland Qafoku: Pas izolimit politika do të mprehë “thikat”

-Apollon Baçe: Fatkeqësitë natyrore – dhuratë që u bën natyra diktatorëve

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV