“Teatri Kombëtar”/ Veliaj i përgjigjet Metës: Graj gamorin tat!

Erion Veliaj Teatri

Pas deklaratës së presidentit Ilir Meta për dërgimin e një padie në Gjykatën Kushtetuese nëse qeveria nuk reflekton lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar, kryebashkiaku Erion Veliaj i është përgjigjur nëpërmjet një postimi në Twitter.

Veliaj ka zgjedhur t’i japë një përgjigje presidentit nëpërmjet një shprehjeje tiranse: Graj gamorin tat!

POSTIMI I PLOTË

Kanë një shprehje epike tironcit për gjithë ata që sistematikisht fusin hundët në gjëra që as i kuptojnë, as u takojnë: Graj gamorin tat!/fjala.al