Bosfori “pushtohet” nga ‘turistët’ e veçantë në kohë pandemie –VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Turizmi thuajse është i bllokuar në të gjithë globin për njerëzit për shkak të pandemisë së Covid-19. “Turistët” e veçantë që vizitojnë vende të ndryshme tani janë kafshët.

Një dron ka kapur sesi një tufë delfinësh notojnë në ujërat e qeta të ngushticës së Bosforit midis Evropës dhe Azisë.

Shkak vizitës së delfinëve në Bosfor është se nuk ka peshkim dhe nuk ka trafik deti, këta gjitarë kanë qenë në gjendje të notojnë si një grup dhe jo individualisht siç kanë bërë gjithmonë në ujërat e Stambollit .

Çarshia e Mbyllur historike në Stamboll, do të rihapet për klientët nga 1 qershori, tha kryetari i bordit drejtues, Fatih Kurtulmuş.

Kurtulmuş e bëri të ditur datën e hapjes në një konferencë për media brenda ndërtesës 500-vjeçare turistike, e njohur edhe si Pazari i Madh, ku informoi gazetarët rreth masave të reja që do të rrisin mbrojtjen kur vizitorët të kthehen.

E llogaritur si qendra e parë tregtare në botë, çarshia u mbyll më 23 mars si pjesë e masave për të ndaluar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19), i cili ka marrë mbi një çerek milioni jetë në gjithë botën.

Çarshia, një nga atraksionet kryesore turistike të Stambollit, ndodhet brenda qytetit të vjetër të Stambollit dhe ka 61 rrugë të mbuluara dhe mbi 3.000 dyqane që tërheqin rreth 250.000-400.000 vizitorë çdo ditë.

Ditët e fundit, Turqia ka vazhduar të shënojë rënie në numrin ditor të viktimave nga COVID-19 dhe pacientëve në kujdes intensiv.

Gjithsej 86.396 njerëz janë shëruar deri më tani nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi, njoftuan autoritetet shëndetësore të vendit.

Numri i vdekjeve nga pandemia është rritur në 3.689, pasi Turqia regjistroi 48 viktima të tjera në 24 orët e kaluara, tregoi tabela e përditësuar e Ministrisë së Shëndetësisë me të dhënat në lidhje me koronavirusin, e shpërndarë në Tëitter nga ministri Fahrettin Koca.

Lexo edhe :  Macron flet nga Tirana: Rusia po refuzon mundësinë e armëpushimit pa kushte

Vendi regjistroi 1.848 raste të reja, duke e çuar shifrën e të diagnostikuarve në 135.569.

Gjithashtu, mbi 33.687 testime të tjera janë kryer gjatë 24 orëve të fundit dhe numri i përgjithshëm i testeve tani është mbi 1,29 milion.

Sipas ministrisë, numri i pacientëve në kujdesin intensiv është 1.219, ndërsa të intubuar 653.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, në postimin e tij në Tëitter, u shpreh:

“Numri i pacientëve të shëruar tejkaloi shifrën 85.000. Në 24 orët e fundit përsëri ka rënie në numrin rasteve, të vdekurve, të kujdesit intensiv, të intubuarve. Shifrat, japin të dhëna në favor të luftës sonë me virusin. Por këta nuk janë rezultate përfundimtare, është një mundësi serioze. Ta shfrytëzojmë mundësinë”.

Burimi: lavanguardia, Përshtati: Fjala.al

Të fundit

Itali, 26-vjeçari shqiptar ridënohet për shitje kokaine, iu gjetën 7000 euro…

Një 26-vjeçar shqiptar i dyshuar për trafik droge është arrestuar nga karabinierët e Cesena në Itali, ndërsa tre pjesëtarë...

Minxhozi: Ju tregoj ndryshimin e Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit

Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar sonte në “Real Story”, analizoi politikisht dy figurat e Partisë Demokratike, Jorida Tabakun dhe Ilir Alimehmetin, të cilët rivalizuan...

VIDEO: Trazira në burgun e Korfuzit me shqiptarë, të burgosurit u vënë flakë dyshekëve

Një situatë e tensionuar është regjistruar ditën e sotme në institucionin e vuajtjes së dënimit të Korfuzit, ku disa të burgosur refuzuan të hynin...

Arrestimi i 38 personave për komplot në Venezuelë, një shqiptar është në listë!

Në mesin e 38 personave të arrestuar për komplot nga autoritetet e Venezuelës është edhe shqiptari Enid Kasmi. Nga 38 të arrestuarit, 21 janë shtetas...

“A do i bashkosh votat me Ramën?” Kjo është përgjigjja e Agron Shehajt

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj tha në një intervistë për Euronews Albania se votat e partisë që drejton nuk do t’i bashkohen kurrë...

Lajme të tjera

Web TV