E rëndë në Greqi, përmbyset traktori, humb jetën 20-vjeçari

Një ngjarje e rënde ka ndodhur në Fthiotida të Lamias në Greqi, me protagonist një shqiptar.

Traktori me të cilin punonte një 20 vjecar shqiptar është përmbysur dhe për rrjedhojë i riu nga Shqipëria ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në mesditë në Megaplatano, Atalanti.

Mediat greke shkruajnë se i riu me origjinë shqiptare kishte marrë traktorin dhe po shkonte të punonte në një pronë me ullinj. Në rrethana të paqarta, traktori është përmbysur dhe ka zënë përsipër edhe djaloshin.

foto galeri