Ish-deputeti publikon foton me kanabis: Rama po kërkon të hipotekojë drogën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka publikuar një foto me kanabis për të kundërshtuar nismën për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Salianji akuzon kryeministrin Edi Rama se po përpiqet “të hipotekojë hektarët me drogë në Shqipëri”, ndërkohë që, sipas tij, nga ky operacion do të fitojnë maksimumi 5 oligarkë.

Reagimi i plotë

Ekonomia në kolaps, mijëra familje diskutojnë çdo ditë mbijetesën, mbajtjen e frymës gjallë, mijëra biznese te vogla nuk marrin dot borxh dhe as kreditohen për të paguar shpenzimet, biznesi i madh po paguan për qeverinë, për punëtorët dhe për oligarkët.

Fermerët po mbyten bashkë me produketet që skanë ku i çojnë… Rama propozon të legalizojë Hashashin!

Pasi i fuqizoi grupet kriminale dhe bandat e organizuara duke i legalizuar de fakto mbjelljen e kanabisti në 7 vjet qeverisje, Edi Rama sot po kërkon ti hipotekojë hektarët me drogë nëpër Shqipëri, nga ky operacion do të fitojë krimi i organizuar dhe maksimumi 5 oligarkë që do jenë edhe grosistet e drogës pasi kanë kapur gjithçka tjetër!

Kjo politikë nuk ështē ndihmë për fermerët, asnjë përfitim për qytetarët, vetëm miqtë e qeverisë që pasi ju pastohen paratë me amnisti ju pergatitet terreni për të siguruar tregun e kanabisit!

Të fundit

Luana Vjollca i merr Festivalin Arbana Osmanit/ Rikthehet “përplasja” mes dy vajzave

Kanë nisur përgatitjet për Festivalin e RTSH. Pas publikimit të spotit zyrtar nga Elhaida Dani për Fest ’64, prapaskenat...

Durrës/ Vidhte nëpër shezlongë sendet personale të pushuesve, arrestohet 42-vjeçari

Një 42-vjeçar i cili vidhte nëpër shezlongë dhe automjete sendet personale të pushuesve ka rënë në prangat e policisë së Durrësit. Blutë bëjnë me dije...

Përhapet zjarri në Finiq, situatë kritike në fshatrat Krane dhe Fitore

Përhapet zjarri në Finiq, situatë kritike në fshatrat Krane dhe Fitore Zjarri që vijon në Finiq është përhapur edhe në fshatra të tjera. Gazetari Limos Didani...

Në shënjestër të së djathtës, hotelet për azilkërkues në Britani janë vende frike e kaosi

Në mes të një shpërthimi racizmi dhe lufte kulturore, çështja se pse përdoren hotelet për strehimin e azilkërkuesve shpesh mbetet në hije. Daniel Trilling Gjatë kësaj...

I kërkuar nga SPAK, ekstradohet nga Italia Edison Cukaj

Ekstradohet nga Italia një shtetas i kërkuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Ai është 32-vjeçari...

Lajme të tjera

Web TV