Masakrohet emigranti shqiptar në Greqi, ja dyshimet e policisë

Mediat greke raportojnë se një shqiptar ishte gjetur nga fqinjët e tij i larë në gjak. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Artemida të Greqisë.

Mësohet se një 65-vjeçar shqiptar është gjetur i plagosur rënë në kokë dhe në gjoks në oborrin e banesës së tij.

Si pasojë e plagëve të marra shqiptari ka ndërruar jetë në spital.

Ishin pikërisht fqinjët ata që panë shqiptarin në atë gjendje dhe të alarmuar njoftuan policinë dhe ambulancën

Megjithëse ambulanca e dërgoi me urgjencë drejt spitalit, 65-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka ndërruar jetë.

Policia greke dyshon se autorët kanë tentuar të grabisin banesën e viktimës dhe nuk mund të këtë qenë qëllimi primar për ta vrarë, por 65-vjeçari nuk mundi ti shpëtojë plagëve të marra./l.m/Fjala