Ish mbrojtësi legjendar i Interit, Giuseppe Bergomi iu bashkua listës së gjatë të sportistëve që janë infektuar me coronavirus, pandemi të cilën ish futbollisti italian rrëfeu se e kaloi pa pasoja të rënda, edhe pse kishte simptoma serioze. Protagonisti që me fanelën e zikaltërve ka shkruar një pjesë të historisë e ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, e kaloi Covid-19 dy muaj më parë.
“Bëra një test sierologjik dhe dola pozitiv me ICG dhe negativ me IGM. në fillim të Marsit ndjesha shumë keq, kisha probleme me frymëmarrjen dhe shpinën. Shumë frikë pasi ndjeja gjithnjë të ftohtë”. mendova do jetë një grip i zakonshëm por rezultova pozitiv” tha Bergomi.
“Tani fati i madh është që kam antitrupa dhe më kanë shpjeguar që më mbrojnë edhe pse jo në 100% pasi virusi po pëson mutacione. Isha në vallen e pandemisë për jo pak kohë por tani jam mirë dhe kam rinisur të vrapoj” tha ish kapiteni i Inter.